Katër vjet ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndryshuar shumë (Fotolajm)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:10 12-03-2017 Katër vjet ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndryshuar shumë (Fotolajm)

Kryeministri Edi Rama shkarkoi katër ministra socialistë, ndër ta edhe Saimir Tahiri, shkarkimi i të cilit bëri më shumë bujë.

“Kampioni ynë”, e quajti Rama ministrin e Brendshëm, për të cilin tha se rimëkëmbi Policinë e Shtetit. Megjithëse opinionet për punën e Tahirit si Ministër i Brendshëm janë të përziera, të shumtë janë ata që e vlerësojnë si një prej ministrave me performancën më të mirë.

Por puna e vështirë e Ministrit të Brendshëm, duke nisur që nga “shpartallimi” i Lazaratit dhe lufta e vazhdueshme me narkotrafikantët deri te “goditja” e disa prej emrave më të njohur të botës së krimit si dhe pa harruar fushatën e madhe për disiplinimin e qarkullimit rrugor, duket se ka ndikuar edhe në fizionominë e Saimir Tahirit.

Dikur një djalë i ri plot energji, Tahiri tashmë duket disi i lodhur nga ky rrugëtim i gjatë, por me thinja dhe plot eksperiencë. Por sfidat për Tahirin nuk mbarrojnë këtu. Nga kryeministri Edi Rama, atij tashmë i është ngarkuar detyra të angazhohet me fushatën zgjedhore pranë elektoratit në Tiranë, një punë që e kreu me sukses 3 vite e 9 muaj më parë. /Newsbomb.al

ertetrey55555.jpg

ye5y45yjkk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047946929931641
array(1) { ["section"]=> string(79) "kater-vjet-minister-i-brendshem-saimir-tahiri-ka-ndryshuar-shume-fotolajm-71661" }