Katër vjet pa Drita Pelingun, ikonën e kinematografisë shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 08:37 02-10-2017 Katër vjet pa Drita Pelingun, ikonën e kinematografisë shqiptare

Sot shënohen katër vjet nga momenti kur artistja e madhe e kinematografisë shqiptare Drita Pelingu u largua nga kjo jetë.

Me thjeshtësinë e saj deri në madhështi, ajo solli qindra role e në heshtje pa bërë bujë e pa u reklamuar me zhurmë në ekranet televizive, pasi talenti nuk ka nevojë për trumpetime, ai thjesht lë gjurmë në mendjen e shikuesve dhe në zemrat e tyre, ashtu siç ka lënë arti i Drita Pelingut në mendjen dhe zemrën e publikut shqiptar.

Një nga herët e fundit që ajo ka dalë në publik ishte në vitin 2012 kur ishte 5-vjetori i ndarjes nga jeta të një tjetër ikone si Kadri Roshi. Gjatë fjalimi të saj Drita Pelingu vuri në dukje faktin se ishin prezentë shumë pak persona në këtë përkujtim të aktorit dhe mbeti e zhgënjyer për numrin e pakët të pjesëmarrësve.

“Prisja të shihja më shumë artistë, miq, studentë të tij por.. Isha përgatitur për të folur për atë figurë të madhe përpara shumë njerëzve. Ai e meritonte.”

E me sa duket e madhja Pelingu me anë të këtyre fjalëve ka ndjerë fatin e saj, pasi në artin shqiptar të mëdhenjtë përcillen me indiferencë, me heshtje, pasi vëmendja është tjetërkund, jo tek ata të cilët po me heshtje dhe pa pompozitet lanë gjurmë të mëdha në këtë fushë ku dhanë shpirtin e tyre. Sot për katër vjetorin e vdekjes së Drita Pelingut mbizotëron heshtja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada Amerikane në Tiranë ka një foto të veçantë të heroit kombëtar (FOTO)
Ndarja nga jeta e albanologut të njohur, Fulura Açka zbulon amanetin e fundit për Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752
array(1) { ["section"]=> string(69) "kater-vjet-pa-drita-pelingun-ikonen-e-kinematografise-shqiptare-94407" }