“Katunar”, filmi i parë horror shqiptar

Publikuar tek: kulture-art, më 20:08 08-07-2015 “Katunar”, filmi i parë horror shqiptar

Së shpejti do të nis xhirimet filimi i parë horror shqiptar. “Katunar” do të quhet filimi, pjesa më e madhe të cilit do të xhirohet në Kosovë, ndërsa një pjesë tjetër në Kanada.

Autorët nuk dëshirojnë të japin shumë detaje, por pohojnë se subjekti bazohet në jetën e një vazje e cila kthehet nga Toronto në Kosovë pas vdekjes së të atit.

Skenaristi dhe regjisori kanadez Dion Ventress, thotë se: ‘Kam qenë i befasuar me interesimin e artistëve kanadez për projektin, këtu në Amerikën Veriore. Derisa bisedimet vazhdojnë, nuk mund të japim emra, ashtu siç nuk mund të publikojmë persona të tjerë të involvuar në projektin e filmit. Mund vetëm të them se kemi tre kandidatë për rolin e aktorit që do të luaj të dashurin e vajzës. Dy artistë janë nga Kanada që kanë bërë emër në art, këtu dhe në vende të tjera edhe në muzikë. Personi i tretë është djaloshi nga programi i MTV’, transmeton KP.

‘Krijimi i një filmi në Kanada dhe Kosovë nuk ka qenë detyrë e lehtë. Për më shumë, refuzoj të bëj ckado që do të duket keq për Kosovën. Gjërat duhen bërë si duhet. E unë në këtë film do të bëj më të mirën.’

Në bisedë me krijuesit kanadez, për filmin, Ventress tregon : ‘ E kanë pëlqyer historinë e filmit, janë profesionist dhe çmoj mendimin e tyre, dëshirën time për të bërë një film në Kosovë e përkrahin’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rrallë / Naim Frashëri në pullën postare Iraniane, kontributi i tij në gjuhën e persëve
Imami Krasniqi: Nuk duhet të kryhen marrëdhënie seksuale gjatë muajit të Ramazanit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.37556600570679
array(1) { ["section"]=> string(42) "katunar-filmi-i-pare-horror-shqiptar-15646" }