“Kaubojsi” vizitë të rëndësishme në Teksas, publikon foton me Ramën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:24 17-01-2016 “Kaubojsi” vizitë të rëndësishme në Teksas, publikon foton me Ramën

Deputeti, Eduart Ndocaj, së shpëjti do të vizitojë vendin e kaubojve të vërtetë në Amerikë, sipas një shkrimi në profilin e tij në Facebook. Përfaqësuesi i qarkut të Lezhës në Kuvend, përshkruhet si një kauboj shqiptar në shkrimine  publikuar nga vetë ai me titull: “Çfarë e lidh Ndocaj me Texas dhe Shtetet e Bashkuara?” ndërsa ka zgjedhur një foto ku ka dalë me kryeministrin Rama.

Lexojeni si më poshtë çfarë shkruhet në faqen zyrtare të Ndocajt:

 “Ndocaj është deputet i Qarkut Lezhë, i cili përfshinë tre bukuri të rralla të Shqipëri, malet e thepisura, detin dhe historinë e lashtë të Qytetit të Lezhës. Në malet e thepisura kanë jetuar ata që mund të quhet Kauboj shqiptar, të shquar për trimëri, qëndrueshmëri, për punëtorë e blegtorë të mirë dhe që kanë jetuar në respekt me natyrën. Po ashtu edhe deti i Shëngjinit është i mrekullueshëm. Historia e qytetit të Lezhës është ndër histori më të hershme të Europës, që i përket identitetit Ilir që ishin paraardhës të shqiptarëve. Pra, zona që Eduart Ndocaj përfaqëson në Parlament ka shumë ngjashmëri me Texas. z. Ndocaj ka lobuar shumë për të drejtën e Votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Në SHBA jetojnë mijëra shqiptar duke u cilësuar si një ndër komunitetet më të rëndësishme atje. Eduart Ndocaj është i bindur se ata jo vetëm duhet të jenë të përfaqësuar në Parlamentin shqiptar, por edhe duhet të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si përfaqësues i Konfindustrisë shqiptare, si sipërmarrës dhe deputet i Parlamentit shqiptarë do të vizitojë aktivitet ekonomike të shqiptarëve që jetojnë në Texas dhe do i ftojë e do i bind që të vijnë të investojnë në Shqipëri, sepse ajo po ndryshon dhe ofron mundësi shumë të mira për të bërë biznes. Eduart Ndocaj është modeli i një kauboj të Texas dhe për këtë arsye ai meriton ta vizitojë këtë vend për të parë nga afër këtë kulturë e cila ka prodhuar dinasti të rëndësishme presidenciale siç është dinasti Bush. Eduart Ndocaj do të vizitojë Texas për të takuar komunitetin shqiptarë që jeton atje, për të biseduar me ta për situatën politike të Shqipëri, për ndryshimet që ajo ka pësuar kohët e fundit dhe për mundësitë që ajo ofron për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët me eksperiencat e tyre jetësorë, akademike e të sipërmarrjes mund të vijnë në Shqipëri e të japin kontribute të rëndësishme. Eduart Ndocaj është pro partneritetit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Po ashtu, Eduart Ndocaj është shprehur disa herë hapur për ndërhyrjet që bën ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri z. Lu në lidhje me rekomandimet që bën për reformën në drejtësi dhe për proceset e rëndësishme që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës dhe forcimin e demokracisë. Sipas z. Ndocaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor e strategjik i Shqipërisë. Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga shpallja e pavarësisë së Shqipëri e deri në ditët e sotme ka qenë shumë i rëndësishëm dhe z. Ndocaj është mirënjohës për këtë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022028923034668
array(1) { ["section"]=> string(70) "kaubojsi-vizite-te-rendesishme-ne-teksas-publikon-foton-me-ramen-30222" }