Kavajë/ Burri rreh keq gruan, e pëson nga vëllai i saj

Publikuar tek: aktualitet, më 20:41 09-08-2018 Kavajë/ Burri rreh keq gruan, e pëson nga vëllai i saj Foto ilustruese

Një rast dhune në familje është regjistruar në një fshat të Kavajës.

Burri me inicialet G.B ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, por e ka pësuar keq, pasi ka ndërhyrë vëllai i të dhunuarës.

37-vjeari është rrahur nga kunati i tij, por menjëherë pas sherrit të dy burrat janë vënë në pranga.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 08. 08. 2018, rreth orës 22:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., dhe A. Xh., vjeç 37 e 43, banues në Kavajë, pasi rreth orës 16:30, në fshatin Kanaparaj, G. B., ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes H. B., vjeçe 36, ndërsa A. Xh., vëllai i saj, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj G. B. G. B., dhe H. B., iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060814142227173
array(1) { ["section"]=> string(59) "kavaje-burri-rreh-keq-gruan-e-peson-nga-vellai-i-saj-130640" }