Kazuo Ishiguro fiton çmimin Nobel në Letërsi

Publikuar tek: kulture-art, më 12:02 05-10-2017 Kazuo Ishiguro fiton çmimin Nobel në Letërsi

Jepet cmimi Nobel në Letërsi nga Stokolmi.

Çmimi i shkon 63 vjeçarit Kazuo Ishiguro, novelistit anglez që ka lindur në Japoni e më pas, në moshën 5-vjeçare është shpërngulur në Britaninë e Madhe. Akademia Suedeze ia ka atribuar çmimin Kazuo Ishiguro për forcën emocionale të shkrimit të novelave.  Ai ka shkruar tetë libra, të cilët janë përkthyer në mbi 40 gjuhë.

Romanet e tij më të famshme "Mbetjet e ditës" dhe "Mos më ler kurrë" u  kthyen në filma të mirënjohur. Ai u bë pjesë e "Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE) në 1995.

I kontaktuar nga BBC, ai pranoi se nuk ishte kontaktuar ende nga Komiteti i Nobelit dhe dyshoi se ishte një shaka.

Ai tha : “ Është një nder madhështor, kryesisht sepse do të thotë që jam në hapat e duhur në të cilët kanë ecur autorët e mëdhenj”.

Shkrimtari shtoi se shpresonte se Çmimi Nobel ishte një shtysë për më të mirën.

“Bota është në një moment të pasigurt dhe shpresoj që çdo çmim Nobel të jetë një shtysë për diçka pozitive për botën.”

Pavarësisht se u aludua që ky mund të ishte "viti i Kadaresë" duke shpresuar se shkrimtari ynë do mund të merrte çmimin Nobel, sërish Ismail Kadare nuk ka mundur ta rrëmbejë këtë çmim kaq prestigjoz.

 

 ssss_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çmimi Nobel, Bardhyli: Shteti shqiptar nuk ka lobuar për Kadarenë
Kush është shkrimtari që i "rrëmbeu" Kadaresë Çmimin Nobel në Letërsi »
Article Logic
Execution time: 0.17208290100098
array(1) { ["section"]=> string(50) "kazuo-ishiguro-fiton-cmimin-nobel-ne-letersi-94817" }