Ke punësuar në ministri dashnoren që ta di gjithë Tirana, gazetari sulmon hapur Fatmir Mediun: Mos guxo më!

Publikuar tek: barometri, më 07:28 01-05-2018 Ke punësuar në ministri dashnoren që ta di gjithë Tirana, gazetari sulmon hapur Fatmir Mediun: Mos guxo më!

Gazetari Gjergj Zefi me anë të një postimi në Facebook ka reaguar me një gjuhë tepër të ashpër dhe të rëndë kundër kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Zefi kërkon prej Mediut të heshtë e të mos reagojë për asgjë, pasi qe pikërisht ai i cili hodhi në erë një fshat të tërë dhe sot injoron me përbuzje përmes heshtjes.

Qendrimi i gazetarit për deputetin Mediu shkon deri aty saqë shprehet se nëse do të jetë e nevojshme do të marri edhe armët kundër tyre për të marrë hakun e foshnjeve të gjora që i dogjën të gjallë në Gërdec për një grusht dollarë më tepër.

Gjithashtu Gjergj Zefi ka vënë në dukje dhe shqetësimin e krijuar prej Mediut i cili i telefonon e shkruan mesazhe.

Postimi i plotë :

I them se ke hedhur një fshat të tërë në erë në Gerdec për tu pasuruar bashkë Sali Berishën dhe të birin, as që reagon fare..
I them që shpirtrat e fëmijvë që u dogjën të gjallë në Gërdec do të ndjekin hap pas hapi deri në vdekje, i them se mallkimi i nënave shamizeza nuk do të ndahet sa të kesh frymë, nuk thotë asnjë gjysmë fjale, madje të injoron me përbuzje përmes heshtjes..
I them se ke punësuar në ministrinë ku ishe ministër Eli Farën(dashnoren që ia di gjithë Tirana), më telefonon, më shkruan mesazhe, më qyrravitet si i paburrë..
Fatmir Mediu mos guxo më, unë jam i pari që po qe nevoja do marr edhe armët kundër jush për të marrë hakun e atyre foshnjeve të gjora që i dogjët të gjallë në Gërdec për një grusht dollarë më tepër..
Mallkuar qofshi dhe ju zëntë haka e këtij populli..!
Ju grabitni, vidhni, vrisni, përdhunoni një popull dhe shqetësoheni vetëm për qetësinë tuaj pranë shalëve të grave dhe të dashnoreve tuaja.
Nuk keni parë gjë akoma!
Unë jam në barrikadën e njerzve që po zgjohen!
Fundi juaj është afër!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.089246034622192
array(1) { ["section"]=> string(111) "ke-punesuar-ne-ministri-dashnoren-qe-ta-di-gjithe-tirana-gazetari-sulmon-hapur-fatmir-mediun-mos-guxo-me-118994" }