KE: Shqipëria rritje ekonomike me 3.4%, por me borxh të lartë të PBB

Publikuar tek: ekonomi, më 17:09 12-07-2016 KE:  Shqipëria rritje ekonomike me 3.4%, por me borxh të lartë të PBB

Komisioni Europian  ka publikuar raportin e fundit të programit të reformave ekonomike  Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Ky raport jep një panoramë gjithpërfshirëse sa i përket ecurisë së ekonomisë shqiptare, por edhe projeksioneve për të ardhmen. Rritja ekonomike përgjatë këtij viti konfirmohet pranë 3.4%, për të kulmuar në 3.9 dhe 4.2% gjatë viteve 2017 dhe 2018 respektivisht.

Norma e papunësisë ndërkohë projektohet të zbresë pranë 15.9% përgjatë vitit aktual. Nëse projeksionet do të rezultojnë realiste, atëherë Shqipëria do të kishte normën më të ulët të papunësisë në rajon, pas Turqisë.

Përgjatë dy viteve të ardhshme, kjo normë projektohet të bjerë pranë 14.4 dhe 13.1% respektivisht.
Norma e inflacionit ndërkohë projektohet pranë 2.3% përgjatë këtij viti. Ky projeksion duket tejet optimist.
Borxhi publik projektohet pranë 70.6% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për të zbritur në 67.7% vitin e ardhshëm dhe 63.6% në vitin 2018. Në krahasim me rajonin, vetëm Serbia dhe Mali i Zi, me 0.1 pikë përqindje pritet të kenë një normë borxhi më të lartë se Shqipëria.

Komisioni Europian vlerëson gjithashtu se, shpenzimet gjatë këtij viti do të bien, pranë 29.6% të GDPsë, nga 30.2% që ishin një vit më parë. Të ardhurat nga ana tjetër, projektohen në rritje, pranë 27.4% të GDP­së.

Edhe në vitet në vijim Shqipëria do të vijojë të ketë përformancën më të dobët fiskale në rajon, në krahun e të ardhurave, shpenzimeve dhe borxhit publik, të krahasuara me PBB (prodhimi i brendshëm bruto).  Në  raportm përsa I përket zhvillimet ekonomike dhe fiskale në rajon shqipëria paraqitet krahasimisht e dobët.   Shqipëria, edhe në perspektivën afatmesme  2016-2018 pret të grumbullojë 27.3 për qind të PBB-së, ndërsa Serbia, Turqia dhe Mali i Zi synojnë mbi 39 për qind, Maqedonia synon të grumbullojë 31 për qind, ndërsa më dobët në Rajon paraqitet Kosova me 25 për qind të grumbullimeve fiskale në raport me PBB. Por e krahasuar me vetveten Kosova paraqitet mjaft mirë duke marrë në konsideratë se sistemi fiskal atje ka një histori relativisht të shkurtër.

Për shkak të anemisë në të dy shtyllat e arkës së shtetit, të ardhura dhe shpenzime, buxheti i Shqipërisë vuan nga borxhi i lartë.  Aktualisht Shqipëria ka borxhin më të lartë pas Serbisë me 72.2 % të PBB-së, por në perspektivën afatmesme vendi ynë synon të jetë i treti në rajon, pas Serbisë dhe Malit të Zi për madhësinë e borxhit në raport me PBB.

. “Planet e politikave të Serbisë dhe Shqipërisë, të cilat kanë nivelin më të lartë të borxhit në rajon, parashikojnë ambicie të forta drejt konsolidimit fiskal,  por në themel te planeve mungojnë masat specifike” analizon raporti i KE.

Për shembull, Serbia synon të zhvillojë më tej programin e buxhetimit për të përmirësuar analizat e ndikimit dhe monitorimin e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa Shqipëria ka themeluar një njësi të dedikuar të ardhurave brenda Ministrisë së Financave, e cila synon të rrisë rezultatet në arkëtime.

raporti.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073189735412598
array(1) { ["section"]=> string(71) "ke-shqiperia-rritje-ekonomike-me-3-4-por-me-borxh-te-larte-te-pbb-46348" }