Kejsi Tola: S’jam e pasur. Nëse do isha ekstravagante do kisha më shumë famë

Publikuar tek: kulture-art, më 06:24 10-07-2015 Kejsi Tola: S’jam e pasur. Nëse do isha ekstravagante do kisha më shumë famë Kejsi Tola gjatë performancës në Eurovision

Kejsi Tola është një nga këngëtaret më të rëndësishme të dala nga skena shqiptare, për aq kohë sa ajo ka përfaqësuar edhe Shqipërinë në skenën e Eurosong.

Në një intervistë dhënë për Gazetën Shqiptare Kejsi rrëfen se pse nuk është shfaqur nëpër klipe duke u larguar thuajse plotësisht nga vëmendja e publikut.

“Nuk më keni parë më nëpër klipe sepse klipi apo edhe kënga kanë koston e tyre financiare dhe që mund të nxjerrësh shpenzimet e një produksioni duhet të jesh i angazhuar në mënyrë konstante dhe pastaj duhet të kesh edhe kohë fizike për t’u përkushtuar. Unë kam zgjedhur t’ja kushtoj shkollës këtë kohë”, thotë Kejsi ndërsa i përgjigjet edhe pyetjes lidhur me atë që mendon se do ishte në rast se do vishej ekstravagante.

“ Do të kisha më shumë famë por jo sukses”, thotë Kejsi Tola ndërsa lidhur me pyetjen se sa është pasuruar nga muzika Kejsi përgjigjet “Unë jam akoma studente deri më 12 korrik” , ndërkaq shton se gjëra të shtrenjta në garderobën e saj do të blerë kur të jetë një këngëtare e pasuruar nga muzika.

Për jetën e saj private këngëtarja zbulon se nuk ka dikë në krah ndaj dhe ne nuk dimë shumë për këtë pjesë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Imami Krasniqi: Nuk duhet të kryhen marrëdhënie seksuale gjatë muajit të Ramazanit (VIDEO)
Kryeministria hapet për qytetarët, ekspozohen vepra të artistëve me famë ndërkombëtare (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.021275043487549
array(1) { ["section"]=> string(80) "kejsi-tola-s-jam-e-pasur-nese-do-isha-ekstravagante-do-kisha-me-shume-fame-15759" }