Këmbë e duar të thyera, pilotët e huaj e pësojnë keq në Rally Albania, lumenjtë dolën nga shtrati (ÇFARË NDODHI DITËN E SOTME- FOTO)

Publikuar tek: sport, më 18:05 15-06-2018 Këmbë e duar të thyera, pilotët e huaj e pësojnë keq në Rally Albania, lumenjtë dolën nga shtrati (ÇFARË NDODHI DITËN E SOTME- FOTO) Rally Albania

Nuk ka shkuar asgjë siç duket në ditën e sotme të garuesve të Rally Albania 2018.

Këmbë e duar të thyera dhe etapa e tretë e garës e gjitha e anuluar.
Lajm i fundit, lajm i fundit/ Lajmërohen të gjithë garuesit që etapa e tretë anulohet. Të gjithë motorrët dhe makinat të kalojnë nga asfalti për në bivouac”, është lajmërimi i hedhur pak orë pas drekës në faqen zyrtare të Rally Albania, me shpresën se garuesit, 150 syresh, që ishin “hapërdarë” në gjithë malet e Shqipërisë, të mund të shikonin njoftimin, të ndiqnin dhe të lajmëronin sho-shoqin.
Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. Koha shumë e keqe, shiu i tërbuar anembanë Shqipërisë, çoi organizatorët e Rally Albania në vendimin e vështirë.
Julinda Dhame, presidente e Garës thotë për newsport.al, se sot gjithçka ishte e vështirë edhe për ata që e njohin terrenin e jo më për garuesit e huaj.
Etapa e tretë u anulua sepse shumë lumenj e përrenj dolën menjëherë nga shtrati. Rrjedha e tyre ishte aq e fortë sa pavarësisht garës, jeta e pilotëve është prioritare. U raportuan menjëherë të dhëna për dalje lumenjsh e përrenjsh në Gramsh, e përmbytje në Cërrik. Sot shumë pilotë kanë kërkuar ndihmën mjeksore dhe e kanë lënë garën” tha Julinda Dhame në linjë telefonike, ndërkohë që nga Ksamili ku janë nisur orët e para të mëngjesit, garuesit do të mbërrijnë në Tiranë.
Dhe gara Rally Albania i ka këto të papritura, edhe për shkak të terrenit të vështirë në Shqipëri. Në faqen zyrtare në Facebook, stafi i Rally Albania fut fotot e garës dhe ndihma për pilotët. Sepse doktorët e garës janë në krye të detyrës dhe sot kanë pasur punë si rrallë ndonjëherë.
Grupi ynë i sigurisë dhe drejtori Mauro De Vecchis dhe djemtë e asitencës janë gjendur sot në ditën më të vështirë të Rally Albania. Ka rënë shi me gjyma dhe aksidentet në garë ishin shumë të shpeshta. Kështu, etapa e tretë u kthye në një mision të pamundur për shumicën e motorrëve dhe makinave, për këtë arsye u anulua”, thuhet në faqen zyrtare të Rally Albania, kur ndërkohë shihen grupet e asistencës duke marrë me barrelë edhe pilotët e dëmtuar.
Gara filloi e vrullshme dhe me incident që në mëngjes, kur u raportua që piloti slloven Boris Vlha që kryesonte garën për 6 ditë me radhe dhe mund të shpallej kampion i këtij viti, doli nga gara pasi motorri i tij ra në humnerë pas malit të Tomorrit. Vetë Boris është shumë mirë me shëndet, por për motorin do të duhet vinç për ta nxjerrë nga aty ku ka rënë.
Nesër do të shohim sesi do të jetë klasifikimi i përgjithshëm për të parë edhe fituesit.
Rally Albania startoi në 9 qershor në Tiranë për të vazhduar në itinerar drejt Peshkopisë, më pas në Ksamil dhe kthimi në Tiranë, por gjithmonë në terren off road.
Këtë vit, qindra pilotë dhe qindra pjestarë të asistencave të tyre nga 25 shtete të ndryshme të botës garuan për të fituar në kompeticionin e 14-të. /NEWSPORT.AL/

35427462_10157343280258765_1831907494247530496_n.jpg35425253_10157343279733765_7805485521492246528_n.jpg35362278_10157343279773765_5802421196792266752_n.jpg35298582_10157343279738765_3005020413206986752_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata e Arbitrazhit BEFASON klubin e Skënderbeut, jep vendimin e PAPRITUR
»
Article Logic
Execution time: 0.01898980140686
array(1) { ["section"]=> string(134) "kembe-e-duar-te-thyera-pilotet-e-huaj-e-pesojne-keq-ne-rally-albania-lumenjte-dolen-nga-shtrati-cfare-ndodhi-diten-e-sotme-foto-124512" }