Këmbësorë, a jeni gati për një "kalim kembsoresh"?!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:56 11-03-2015 Këmbësorë, a jeni gati për një

Ne nuk jemi shquar ndonjëherë për ndonjë sistem orientimi të saktë të qarkullimit rrugor por jemi krenuar e kemi trumbetuar gjithnjë gjuhën tonë të bukur shqipe, për të cilën edhe Fishta i ndjerë ka shkruar aq shumë.

Që mos ta zgjasim, kjo është një tabelë te hyrja e pedonales në Tiranë, shkruar si mos më keq. “Ë-të” janë bërë "e” dhe fjala “këmbësorësh” është shkruar “kembsoresh”. Shkronja “ë” në rrënjën e fjalës është “ngrënë” fare nga Ministria  e Brendshme.

Urojmë që këtë tabelë mos ta lexojë ndonjë “fanatik” i gjuhës shqipe dhe për inat të ministrisë, të mos kalojë fare nga kjo rrugë që shërben pikërisht për kalimin e këmbësorëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12732601165771
array(1) { ["section"]=> string(51) "kembesore-a-jeni-gati-per-nje-kalim-kembsoresh-5580" }