Këmbimi i territorit në Ballkan ose 'hapja e dyerve të ferrit', ANALIZA e The Economist

Publikuar tek: ekonomi, më 10:46 29-03-2018 Këmbimi i territorit në Ballkan ose 'hapja e dyerve të ferrit',  ANALIZA e The Economist Foto nga The Economist

Nëse Kosova  dhe Serbia këmbejnë parcela toke, procesi nuk mbaron aty.

Dhjetë vite më parë Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Shqiptarët, të cilët përbejnë shumicën e popullsisë, janë ata të cilët po festojnë.Por Serbët,shumica e të cilëve jetojnë në enklava,nuk po i bashkohen kremtimeve. Serbia nuk e njeh Kosovën, e cila ka qënë me parë provinca e saj e jugut, dhe serbët e Kosovës vazhdojnë ta konsiderojnë veten e tyre si qytetarë të shtetit serb.

Situata është tipike ballkanike,  ku kufijtë e saj janë praktikish, një lëmsh. Pra ka Serbë që jetojnë në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë,aty ku ata kanë Republikën e tyre(Republika Serbska), shqiptarë dhe Boshnjakë ( Muslimanë ) që jetojnë në Serbi, dhe grekë që jetojnë në Shqipëri.Kohët e fundit autoritetet Serbe propozuan një diskutim rreth një shkëmbimi të territorit ndaj homologëve të tyre Shqiptarë të Kosovës. A është kjo një çështje sensitive?

Në  vitin 1923, Greqia dhe Turqia ranë dakord dhe shkëmbyen rreth 2 milionë njerëz. Shkëmbimi perfshiu shtetas Kristjanë Ortodoks Grek-folës të Turqisë  të cilët u zhvendosën në  Greqi dhe myslimanë të Greqisë  të cilët u dërguan në Turqi. Ishte një zhvendosje brutale, por përkrahësit e saj, thonë se nuk ka pasur më luftime mes Greqisë dhe Turqisë  që nga ajo kohë. Vend i vetëm që Grekët dhe Turqit janë përplasur është Qipro, atje ku popullsia e tyre qëndron e përzierë.

Ky fakt ka frymëzuar nacionalistet e Ballkanit Perëndimor. Mes vitit 1918 deri në fund viteve `50, shumë myslimanë të Jugosllavisë janë inkurajuar të shkojnë drejt Turqisë. Por në kohën e rënies së Jugosllavisë në vitet `90 , ajo përsëri kishte një përzierje të plotë të popullsisë së saj.Udheheqësit e luftrave të Jugosllavisë, e shihnin spastrimin etnik, si një mënyrë ideale per të formuar komb-shtete të reja të shkretuara nga etnitë plangprishëse.

Më 1995 kemi rajone historike të populatës Serbe në Kroaci të cilat u debuan ashtu si edhe qindra mijera Serbë, Kroatë dhe boshnjakë u nxorrën nga shtëpitë e tyre në Bosnje.Por  kufjtë e vendeve që u shpërfaqën nga rënia e Jugosllavisë nuk është se u përcaktuan me kujdes me Serbë, Kroatë, Shqiptarë e kështu me radhë. Një numër i madh Serbësh u larguan nga lufta në Kosovë, por rreth 120 000 vazhdojnë të jetojnë aty.

Autoritetet Serbe kërkojnë të diskutojnë një shkëmbim territori midis veriut të Kosovës dhe rajonit te saj të populluar me Shqiptarë. Idhtarë të kësaj ``harte të rregulluar`` thonë se shtetet multietnike kanë dështuar në Ballkan.Por ato injorojnë faktin , se me të marrë udhë qeveritë në këtë drejtim,procesi nuk ka një fund të qartë, dhe qeveritë nuk tregojnë kujdes në respektimin e të drejtave të njeriut tek njerëzit që përfshihen. Nëse kosova dhe Serbia fillojnë bisedime serioze për ridefinimin e kufijve të tyre, impakti ne vendet ballkanike perveç pjesëve të Kosovës dhe Serbisë do të ishte i thellë.

Liderët Serb të Bosnje-Hercegovinës do të kërkonin të mbahej një referendum mbi fatin e Republikës Serbska. Boshnjakët në Kroaci do të ndërmerrnin të njejtën gjë. Dhe pastaj boshnjakëve do tu duhet të përpiqeshin  për të parandaluar copëtimin e vëndit të tyre. Për kufirin e vetë Serbia do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj nacionalistëve Boshnjake të Sanxhakut, të cilët ëndërrrojnë një Bosnje të madhe në këtë rajon. Ndërkohë shqiptarët në Maqedoninë perëndimore dhe ata të Malit të Zi, do të kërkonin ti bashkoheshin një Shqipërie të madhe. Përkrahësit e asaj ideje në Ballkan gjithashtu do të donin të inkorporonin pjesë të veriut të Greqisë, ku nacionalistet grekë do të kërkonin pjesë nga Shqipëria Jugore.

Prapa këtij ndryshimi kufijsh i cili mbetet i dyshuar, mes Kosovës dhe Serbisë mbeten serbët të cilët jetojnë në enklava në jug të Kosovës. Pra marrveshja nuk do i lejojë që ata të jetojnë në Serbi dhe kështu do jenë të detyruar të lenë shtëpitë e tyre. Por zyrtarët serbë mund të jenë më pak të shqetësuar për bashkatdhetarët e tyre sesa për ndërmarrjen e hapave drejt njohjes së Kosovës—duke e bërë keshtu më të lehtë antarësimin e tyre në BE. Mesa duket serbëve mund të mos u shqetësojë shpërndarja e konfliktit nëpër Ballkanin Perëndimor. Nacionalistët hungarez mbeten të papajtuar me humbjen e Transilvanisë ndaj Rumanisë dhe Naciolistët Rumunë do të donin të ndryshonin kufijtë për të aneksuar Moldavinë. Ka arsye të thelbësore që ``Ballkanizimi``  të mbetet një term pezhorativ.Europa ka  parimin e uljes së rëndësisë së kufijve nacionale. Ky parim duket një inicitivë më e mençur sesa rivizatimi i kufijve në Ballkan. Ashtu siç kjo ide pra rivizatimi i kufinjëve në BE konsiderohet si ``hapja e dyerve të ferrit``.

Përktheu : Olgert Kapri / newsbomb.al                                                                                 

Burimi:The Economist

Më shumë në këtë kategori: « E BUJSHME/ TAKSA për televizorin, propozohet RRITJE me 50% (SA DO PAGUAJNË SHQIPTARËT)
»
Article Logic
Execution time: 0.016505002975464
array(1) { ["section"]=> string(91) "kembimi-i-territorit-ne-ballkan-ose-hapja-e-dyerve-te-ferrit-analiza-e-the-economist-114909" }