“Kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë”, Kryemadhi reagon për herë të parë për TK: Aksion opozitar pa ndalim

Publikuar tek: barometri, më 08:18 05-07-2018 “Kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë”, Kryemadhi reagon për herë të parë për TK: Aksion opozitar pa ndalim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë në lidhje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, duke dalë kundër vendimit të qeverisë.

 

Kryemadhi ka shkruar se opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të artistëve, pavarësisht se ka shumë gjëra të cilat duhen kritikuar për punën e saj.

Sipas lideres së LSI, aksioni opozitar do të vazhdojë deri në rokadën e pushtetit.

POSTIMI:

Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!

Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve.

Të ndërtosh kulla atje, ku për dhjetëra e dhjetëra vite është prodhuar kulturë, është arrogancë me çmim të lartë, çmim që sot e paguajmë të gjithë së bashku.

Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim!

Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës.

Ne jemi alternativa e re për të zëvendësuar këtë pushtet të zhytur në krim e korrupsion. Dhe për këtë partnerët tanë janë qytetarët e ndershëm të të gjithë Shqipërisë, pa dallime partiake, pasi Shqipëria është mbi të gjitha.

Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë! Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025267124176025
array(1) { ["section"]=> string(121) "kemi-shume-gjera-per-te-kritikuar-ne-punen-tone-kryemadhi-reagon-per-here-te-pare-per-tk-aksion-opozitar-pa-ndalim-126795" }