"Kemi ulur borxhin", Ahmetaj: Buxheti i 2017-s në dakordësi të plotë me FMN

Publikuar tek: ekonomi, më 14:45 02-11-2016

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka paraqitur konkluzionet e rishikimit të marrëveshjes me FMN-në.

Sipas ministrit Ahmetaj buxheti i 2017-tës është në dakordësi të plotë me FMN-në.

Ametaj theksoi se rritja ekonomike mbështetet tek investimet e brendshme dhe tek investimet  e huaja.

Ministri theksoi se rritja ekonomike do të rigjallëronte vendin dhe se po merr masa konkrete për stabilizimin e sektorit financiar.

“Ne kemi një dakortësi me FMN-në për buxhetin e vitit 2017. Kemi ulur boxhin publik me 3%. Jemi në të tretin vit rradhazi që kemi rritje ekonomike.  Janë marrë masa për stabilizimin e sektorit financiar. Buxheti do të jetë në vijat e programit me FMN”, -tha ndër të tjerat gjatë fjalës së tij ministri Ahmetaj. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027458906173706
array(1) { ["section"]=> string(77) "kemi-ulur-borxhin-ahmetaj-buxheti-i-2017-s-ne-dakordesi-te-plote-me-fmn-58195" }