Këndi i lojërave, Nishani me shoqërinë civile: Vazhdoni protestën. Reagon Veliaj: I dashur president, lodrat do bëhen

Publikuar tek: politike, më 16:22 12-04-2016 Këndi i lojërave, Nishani me shoqërinë civile: Vazhdoni protestën. Reagon Veliaj: I dashur president, lodrat do bëhen

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në Institucionin e Presidentit të Republikës një grup qytetarësh të angazhuar në mënyrë aktive në denoncimin dhe kundërshtimin e ndërtimit tek parku i Liqenit të Tiranës si dhe të procedurave që po ndiqen në brendësi të hapësirës së gjelbër të këtij parku në Tiranë.

Pasi u uroi përzemërsisht mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë e tij për praninë e tyre në Institucion dhe takimin me ta, Kreu i Shtetit theksoi se: “kjo kauzë dhe të gjithë elementët që kanë dalë prej saj duhet të sensibilizojnë e motivojnë të gjithë aktorët e shoqërisë; politikbërës dhe qytetarë, pa dallime.”

Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu shqetësimin e tij ndaj mungesës së reagimeve të institucioneve shtetërore por edhe shoqërisë civile, për të marrë përsipër secila palë detyrat e angazhimet përkatëse në raste të tilla. Kreu i Shtetit u kërkoi përfaqësuesve të qytetarëve të angazhuar në këtë kauzë për të vijuar dhe shprehur lirshëm mendimin e tyre në mbrojtje të çështjeve të mjedisit, por edhe për ligjshmërinë e të gjithë procesit të ndjekur për projektin ndërtimor në brendësi të parkut të Liqenit në Tiranë.

Ndërkohë pas këtij takimi ka reaguar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ritheksuar vendosmërinë për të vazhduar punimet brenda parkut të liqenit artificial. Veliaj shkruan se presidenti po kërkon t’u prishë parkun fëmijëve, por sipas tij fëmijët e Tiranës janë më të rëndësishëm se urdhrat e PD-së.

“Bota ka parë Kryetar Bashkie të dojë të bëhet President, por president të bëhet kryetar bashkie veç Tirana po sheh! Sa turp që do t'u prishë parkun fëmijëve! Z. Nishani i vetmi shtetas që jeton me vilë në Park e eskortë në pedonale! Lodrat do bëhen! Nëse Nishani ka vilë në Park & fëmijët do kenë këndin. 200,000 fëmijët e Tiranës vlejnë më shumë se urdhrat e PD i dashur President”, shkruan Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet Fatos Nano, në Tiranë për ditëlindjen e mikut. S’e la Vjenën për Kongresin (FOTO)
Si kanë qenë 17 vite më parë Majko dhe Blushi, atëherë në krah të njëri-tjetrit »
Article Logic
Execution time: 0.024237871170044
array(1) { ["section"]=> string(118) "kendi-i-lojerave-nishani-me-shoqerine-civile-vazhdoni-protesten-reagon-veliaj-i-dashur-president-lodrat-do-behen-37508" }