Këndoi me zë shumë të lartë, hapet gjyqi për gjelin Maurice!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:36 22-05-2019 Këndoi me zë shumë të lartë, hapet gjyqi për gjelin Maurice! Gjeli Maurice (Foto ilustruese)

Gjelit Maurice, në ishullin Oleron, në perëndim të Francës, do t’i duhet të përballet me drejtësinë në muajt e ardhshëm.

Shpendi është në qendër të një mosmarrëveshjeje me fqinjët e tij, pronarët e një shtëpie pushimi në ishull.

Të enjten e kaluar, Corinne, pronari i Maurice, gjelit të shtëpisë, mori një tjetër thirrje për t’u paraqitur përpara gjykatës së rrethit Rochefort në Charente-Maritime. Prej dy vitesh ai ndjek konfliktin gjyqësor mes tij dhe fqinjëve. Kënga e gjelit në mëngjes është ‘e padurueshme’ dhe për këtë të fundit ata u ankuan. E përveç kësaj, ata ankohen për zhurmën e shkaktuar po nga gjeli.

Banorët e zonës kanë ndërmarrë një peticion për të mbështetur gjelin Maurice.

Një peticion u nis shpejt për të shpëtuar gjelin Maurice. Aktualisht peticioni tashmë ka më shumë se 70,000 nënshkrime. Kjo histori i bezdis një numër të madh njerëzish, duke përfshirë edhe banorët e ishullit Oléron. Edhe vetë kryebashkiaku i Saint-Pierre-d'Oléron ka mbështetur pronarin e gjelit. Vitin e kaluar ai kishte kaluar një akt nënligjor për të riafirmuar të drejtën e banorëve të ishullit për të ruajtur gjakftohtësinë. Pronari gjithashtu është shprehur: ‘Nga 80 vetë në lagje, vetëm ky çift ankohet. Ne nuk i njohim ato. Ata vijnë dy herë në vit në ishull. Unë kam jetuar këtu për 35 vjet’. Corinne, pronari i gjelit, ka vendosur gjithashtu të paraqesë një kundërpadi në gjykatë ndaj fqinjve për dëmshpërblim moral pas ngacmimeve psikologjike që iu ka sjellë ky proces.

Në Mesjetë, kafshët konsideroheshin si qenie të vetëdijshme dhe përgjegjëse. Për këtë arsye janë iniciuar edhe gjyqe ndaj kafshëve. Çdo kafshë kishte të drejta dhe detyra si njerëzit. Kështu, kur një kafshë nuk i respektonte rregullat, dërgohej për tu gjykuar dhe për tu përfaqësuar nga një avokat. Në atë kohë, gjykimi shpesh përfundonte keq për kafshët, ku zakonisht thereshin. Mbetet vetëm të shpresojmë se gjeli Maurice nuk do të ketë të njëjtin fat. 

Përgatiti Fatos Mahmutaj, Bruksel më 22 maj 2019

Maurice.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02276611328125
array(1) { ["section"]=> string(65) "kendoi-me-ze-shume-te-larte-hapet-gjyqi-per-gjelin-maurice-165345" }