Këndon në fushatën e LSI-së, Çiljeta: S’ka tradhëti ndaj PD-së, jam këngëtare

Publikuar tek: politike, më 06:36 16-06-2015 Këndon në fushatën e LSI-së, Çiljeta: S’ka tradhëti ndaj PD-së, jam këngëtare Çiljeta me Sali Berishën në fushatë

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja shqiptare e identifikuar si një nga mbështetëset më të zjarrta të PD-së ka kënduar së fundmi në një festë të LSI-së në Durrës.

E pyetur nga gazeta ‘’Panorama’’ për arsyet, Çiljeta tregon se është këngëtare dhe do bëjë punën e saj, pavarësisht se mbetet e djathtë kudo që të shkojë.

“Nuk ka asnjë lloj tradhëtie këtu sepse unë jam me profesion këngëtae. Pra në fushatën e LSi-së ishte duke bërë punën si artiste dhe jo duke hedhur votën. Unë nuk jam në ndonjë strukturë të PD-së apo në politikbërjen e saj. Në fushatën e LSI-së bëra punën time si këngëtare, krejt normale është’’, thotë Çiljeta, duke shtuar se së shpejti do të këndojë edhe në një koncert për fushatën e PDIU-së.

Këngëtarja thotë se nuk është paguar nga LSI-ja, pasi i ka bërë nder një shoku të saj, Arbrit. E pyetur për ftesa nga PD-sa, Çiljeta thotë se nuk ka patur, edhe pse ndjehet e djathtë gjithnjë.

‘’Nuk kam pasur asnjë lloj ftese nga PD-ja për të kënduar. Askush nuk më ka kontaktuar për të qenë pjesë e fushatës elektorale të PD-së’’, përfundon Çiljeta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Mora leje për të mbuluar një pjesë të taracës por skadoi në dhjetor
Rama lë Nishanin pa pushime? I bllokon vilat qeveritare »
Article Logic
Execution time: 0.029913187026978
array(1) { ["section"]=> string(80) "kendon-ne-fushaten-e-lsi-se-ciljeta-s-ka-tradheti-ndaj-pd-se-jam-kengetare-13680" }