Kënga “Diell” nuk do shkojë në Eurovizion, Elhaida Dani ende në garë

Publikuar tek: kulture-art, më 09:18 24-02-2015 Kënga “Diell” nuk do shkojë në Eurovizion, Elhaida Dani ende në garë

 “Diell” nuk do të jetë më kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kompozitori Aldo Shllaku ka kërkuar të ruajë të drejtën e autorit mbi këtë këngë, e drejtë e cila i ka kaluar RTSH-së si organizatore e festivalit dhe si institucioni që çon Shqipërinë në Eurosong.

Burime të sigurta i kanë thënë Gazetës Shqiptare  se edhe pas tërheqjes së kompozitorit, Elhaida Dani do të vazhdojë të jetë në garë dhe do të përfaqësojë Shqipërinë por jo me këngën “Diell”. Kënga do të ndryshojë.

“Kompozitori nuk pranoi rregullat e të drejtës së autorit të këngës që i ka RTSH. Ai është tërhequr dhe në këto kushte bashkëpunimi me organizatorin e Eurosong (EBU) RTSH ka vendosur të ruhen elementë të këngës siç janë autori i tekstit dhe këngëtarti por po përgatitet një këngë tjetër që do të përfundojë brenda dy ditësh”, ka thënë burimi.

Kënga do të jetë tërësisht ndryshe, nuk do të jetë e njëjta melodi dhe as i njëjti tekst. Kënga e re do të jetë “I’m Alive” (Jam gjallë) me tekst të Sokol Marsit dhe e kompozuar nga grupi kosovar “ZapnChriss”.

Elhaida do të konkurojë më 19-23 maj në Vjenë të Austrisë  dhe do të këndojë e katërmbëdhjeta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mehdi Malka, “Marr guximin t’ju them”
Një mbrëmje me valle shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.026648044586182
array(1) { ["section"]=> string(70) "kenga-diell-nuk-do-shkoje-ne-eurovizion-elhaida-dani-ende-ne-gare-4262" }