Kënga e Shqipërisë në Eurovision, muzika nga Zzap&Chriss me tekst të Sokol Marsit (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:04 16-03-2015

Elhaida Dani ka gati videoklipin dhe këngën e re ‘’Unë jam gjallë’’, me të cilën do të marrë pjesë në Eurovizion 2015.

Pas tërheqjes së këngës ‘’Diell’’, Dani do të vijë me këngën e re, “Unë jam gjallë’’. Kjo këngë mban firmën e dyshes së autorëve mjaft të famshëm në popin shqiptar në Kosovë Zzap & Chriss (Arbër Elshani dhe Kristijan Lekaj).

Teksti është krijuar nga dy autorë të ndryshëm, në shqip Sokol Marsi dhe në për versionin anglisht  Linda Halimi. Marsi ka qenë tekstshkruesi edhe i këngës ‘’Diell’’.

Kënga është prodhuar në bashkëpunim me Darko Dimitrovin, shumë popullor në të gjithë Ballkanin. Elhaida Dani do të këndojë në natën e parë gjysmë finale më 19 maj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Të vimë ndër mend!”, a është apo jo shkrimi i pabotuar i Konicës
Këngëtari italian Leonardo Tredicini i dashuruar me Tiranën, i dedikon këngë (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.013659954071045
array(1) { ["section"]=> string(95) "kenga-e-shqiperise-neeurovision-2015-muzika-nga-zzap-chriss-me-tekst-te-sokol-marsit-video-6004" }