Kënga me të cilën Shkëlzen Gashi me shokë, përshëndesin tifozët

Publikuar tek: sport, më 21:54 23-03-2016

Gianni de Biasi nuk i ka vënë djemtë e kombëtares nën një regjim të fortë gjatë kohës që janë të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore. Kjo shihet edhe nga postimet e tyre të shumta në rrjetet sociale, që në fakt mirëpriten dhe pëlqehen nga fansat.

Shkëlzen Gashi së bashku me Taulant Xhakën, Berat Gjimshitin dhe Naser Alijin kanë publikuar një video në “Facebook” ku shihen të kërcejnë nën tingujt e këngës “N’Disko” e reperit Mc Kresha.

Përveç përshëndetjeve me këngë, shpresojmë që çunat e Kombëtares të na përshëndesin edhe me gola në fushën e lojës kundër Austrisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020054817199707
array(1) { ["section"]=> string(68) "kenga-me-te-cilen-shkelzen-gashi-me-shoke-pershendesin-tifozet-35857" }