“Kënga Tragjike, Kënga Komike por kurrsesi Kënga Magjike”, gazetari komenton ngjarjen më të përfolur të momentit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:10 06-12-2015 “Kënga Tragjike, Kënga Komike por kurrsesi Kënga Magjike”, gazetari komenton ngjarjen më të përfolur të momentit

Kënga Magjike këtë vit bëri bujë jo aq për larminë e produksioneve sesa për sherrin mes Stines dhe Flori Muamjesit. Stine pas spektaklit goditi me shishe në kokë duke e lënë të gjakosur Florin. Por si e ka parë gazetari Bledi Mane të gjithë këtë. Në një koment kritik për ngjarjen më të përfolur të momentit Mane shkruan:

“Ndryshime nuk gjej dot. Bëj t’i krahasoj dhe po njëesoj më dalin. Harton listë deputetesh Lul Basha, Edi Rama, Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, listë me kengëtarë harton edhe Ardit Gjebrea. I lëshojnë në fushatë elektorale kandidatet e tyre Rama, Meta, Basha, Idrizi, në garën paraeleminatore i lëshon edhe Arditi artistët. Fitojnë mandatët gangot deputetë të Lulit, Edit, Lilit, Shpëtimit dhe rrasën në parlament e po të njëtën linjë ndjek edhe Gjebrea me këngëtaret finaliste duke i rrasur në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fushatës gangot deputetë lësistë, pësëistë, çamë, demokratë kane qenë aktivë e llafazanë por kur e shohin veten në foltoren e parlamentit u dridhen leqet e goja u mbyllet se dalin zbuluar. Gjatë provave pa mikrofon në gojë edhe artistët e Këngës Magjike shkëlqejnë me playback por kur shfaqen para audiencës për të kenduar Live, treten si qiri nga turpi. Ca nga deputetët e Ramës e Metës dalin me diploma fallco, me zërin fallco dalin edhe artistët e Gjebresë. Zihen deputetet e Lulit me të Edit në Parlament, zihen dhe artistet e Gjebresë në Koncert. Vjedhin vota deputetët, vjedhin vota dhe artistët. Manipulojnë elektoratin deputetët, manipulojnë audiencën dhe artistët. 3 mijë euro kërkon një deputet për një vend pune, 3 mije euro kërkon një kengetar për dasëm. Ha dru deputeti Strazimiri në Parlament, ha dru dhe kengëtari Mumajesi në koncert...

Tragjike, komike aspak magjike në këtë vend kultura e politikës dhe politika e kulturës”!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama “publikon” këngën e re, titullohet… ‘Fasule’ (Video)
VIDEO: Momenti që emocionoi publikun, fjalët e Endri Priftit për bashkëshorten e ndjerë të vëllait »
Article Logic
Execution time: 0.45565891265869
array(1) { ["section"]=> string(114) "kenga-tragjike-kenga-komike-por-kurrsesi-kenga-magjike-gazetari-komenton-ngjarjen-me-te-perfolur-te-momentit-27082" }