"Këngët që s'harrohen" në TKOB, interpeton edhe Kastriot Tusha

Publikuar tek: kulture-art, më 09:51 03-03-2015

Më 4 mars në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të interpetohen “Këngët që s’harrohen”.

Nën interpetimin e Mjeshtrit të Madh Kastriot Tusha dhe Sinan Vllasaliu, me tekstet dhe muzikën origjinale të Isuf Myzyri (Artist i Popullit), Mustafa Bodini dhe Muharrem Gurra. Drejtori artistik i kësaj mbrëmje është Sulejman Baltëza, ndërkohë që solistë do të jenë Greta Zani, Aranit Hoxha dhe  Grupi vokal i Ansamblit Popullor.

Kjo mbrëmje me “Këngët që s’harrohen”  do të tejçojë te publiku ndjesinë e pranverës, stinës më të bukur , çlirimi i shpirtit që gëzon çdokënd me gjallërinë e bukurinë e saj, që frymëzon dhe ngjall dashuri e lumturi shpirtërore. Prandaj edhe shumë këngë popullore si dhe krijime të kompozitorëve të shumtë burojnë e marrin frymëzim prej saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekspozita “Ballkani i vitit 1917 “ e artistit austriak çelet në Tiranë
Banda me aftësi të kufizuara në Eurovizion »
Article Logic
Execution time: 0.31997179985046
array(1) { ["section"]=> string(64) "kenget-qe-s-harrohen-ne-tkob-interpeton-edhe-kastriot-tusha-4836" }