Këngëtarë serbë do këndojnë përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi në Elbasan

Publikuar tek: sport, më 22:47 28-09-2015 Këngëtarë serbë do këndojnë përpara ndeshjes Shqipëri-Serbi në Elbasan

Këngëtarë serbë dhe shqiptarë do të këndojnë së bashku në stadiumin “Elbasan Arena” më 8 tetor përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Kjo bëhet e ditur nga mediat serbe, të cilat theksojnë se ky organizim ka për qëllim uljen e tensioneve mes shqiptarëve dhe serbëve, në një përballje që konsiderohet e rrezikut të lartë.

Mediat shkruajnë se autoritetet shqiptare i kanë ofruar Momçilo Bajagiçit të njohur si Bajaga dhe ekipit të tij që të jenë pjesëmarrës në koncertin historik, por marrëveshja nuk është arritur pasi  këngëtari i njohur serb ka kërkuar 30 mijë euro dhe pala shqiptare ka refuzuar të paguaj një shumë të tillë.

Më pas është tentuar një marrëveshje me Kiki Lesendriqin, por as më këtë artist nuk është arritur në një dakortësim, pasi fillimisht ai kishte pranuar të këndoi në “Elbasan Arena”, por pas disa këshillave ka vendosur që të refuzojë ofertën.

Përfundimisht marrëveshja është arritur me një bend serb, por emri i tij ende nuk është zbuluar nga mediat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Granit Xhaka thyen rekord, kapiteni më i ri në Bundesilgë
Tifozët e Vllaznisë në protestë, kërkojnë shkarkimin e drejtuesve (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977
array(1) { ["section"]=> string(76) "kengetare-serbe-do-kendojne-perpara-ndeshjes-shqiperi-serbi-ne-elbasan-21876" }