Këngëtaret e Eurovision 2015 së bashku në këngën “The Otherside”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:22 17-05-2015

Thashethemet kanë rezultuar të vërteta. Të gjitha femrat pjesëmarrëse në Eurovision 2015, do të bashkëpunojnë për regjistrimin e këngës me titull “The Otherside”.

Kënga flet për paqe, dashuri dhe unitet, çka i jep kutim edhe sloganit të Eurovision në Vienë, “Building Bridges”, të ndërtojmë ura.

Ideja ishte e këngëtares armene Tamara Kaprelian e cila i bashkoi forcat me anëtaret e grupit Genealogy, Stephanie Topalian dhe Mary-Jean O’Doherty si dhe këngëtaren e Estonisë Elina Born, Maria Elena Kyriakou nga Greqia dhe përfaqësuesen tonë Elhaida Dani.

“Muzika ka aftësinë të bashkojë njerëzit ... ajo bashkon dhe eliminon dallimet kulturore. Është një nder që vajzat ranë dakord të jenë pjesë e kësaj”, u shpreh këngëtarja armene Tamara për “wiwibloggs”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086281061172485
array(1) { ["section"]=> string(68) "kengetaret-e-eurovision-2015-se-bashku-ne-kengen-the-otherside-11336" }