Këngëtari e akuzoi se i mbylli lokalin ku punonte, reagon për herë të parë kryetarja e Bashkisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:29 22-08-2017 Këngëtari e akuzoi se i mbylli lokalin ku punonte, reagon për herë të parë kryetarja e Bashkisë

Këngëtari Frederik Ndoci akuzoi një ditë më parë kryetaren e Bashkisë së Shkodrës se ka urdhëruar policinë që të ndërhyjë për mbylljen e një lokali ku ai punonte në Velipojë.

Një ditë më pas vjen reagimi i parë i kryebashkiakes Voltana Ademi dhe sqaron se kjo është një akuzë e ngritur mbi gënjeshtra.

“Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku kendonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dijnë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre .
Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!! Velipoja do të kishte shumë më shumë hapsira publke për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi derguar policisë dhe insitucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk nderhyri. 
Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj”, shprehet Voltana Ademi. 

 

ndoci.jpg

 

voltana-ademi.jpg

 

ademi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069661140441895
array(1) { ["section"]=> string(100) "kengetari-e-akuzoi-se-i-mbylli-lokalin-ku-punonte-reagon-per-here-te-pare-kryetarja-e-bashkise-89813" }