Këngëtari i famshëm kundër HEC-eve: Ky vend quhet Dragobi, politikanë të korruptuar dhanë leje

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:12 06-11-2016 Këngëtari i famshëm kundër HEC-eve: Ky vend quhet Dragobi, politikanë të korruptuar dhanë leje

Reperi i famshëm nga Prishtina, Viktor Paloka, i njohur me emrin e artit UnikKatil, është shprehur kundër ndërtimeve të HEC-eve në Shqipëri, kryesisht atyre në zonën e Valbonës.

Unikkatil bën thirrje për lirimin nga burgu të Alfred dhe Ardian Selimajt të cilët u arrestuan fill pas protestës kundër VEC-eve në Valbonë, për...lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ja çfarë shkruan Unikkatil:

"STOP HEC-eve në Shqipëri!! Ky vend i bukur quhet Dragobia. Këtu disa politikan të korruptuar të Shqipërise dhanë leje me nënshkrime të fallsifikuara për të ndërtuar HEC-e (hidrocentrala). Sot gjinden në burg Alfred dhe Ardian Selimaj për shkak se rezistuan shkatërrimin e këtij vendi. Free ALFRED and ARDIAN!!".

Unikkatil jeton dhe punon prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por ai mbetet një prej reperave më të pëlqyer për rininë shqiptare dhe këngët e tij mbledhin mijëra klikime në Youtube.

asawgegggdddhot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018812894821167
array(1) { ["section"]=> string(98) "kengetari-i-famshem-kunder-hec-eve-ky-vend-quhet-dragobi-politikane-te-korruptuar-dhane-leje-58615" }