Këngëtari i njohur, Mick Jagger bëhet baba për herë të 8-të

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:38 09-12-2016 Këngëtari i njohur, Mick Jagger bëhet baba për herë të 8-të

Lideri i grupit të njohur në mbarë botën Rolling Stones, Mick Jagger, është bërë baba për herë të 8-të në moshën 75 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga publicisti i tij, i cili ka bërë me dije se e dashura e tij 29-vjeçare, balerina amerikane Melanie Hamrick ka sjellë në jetë një djalë.

Në deklaratë thuhet se çifti është mjaft i lumtur për këtë lajm dhe po pret daljen nga spitali të Hamrick për të festuar.

Këngëtari ka 7 fëmijë, mosha e të cilëve varion nga 17 në 45 vjeç, të cilët i ka me L’Ëren Scott, e cila u vetëvra në 2014-n dhe jetoi me Jagger për 13 vite, me Marsah Hunt, Bianca Jagger, Jerry Hall dhe Luciana Gimenez Morad.

Ai ka edhe 7 nipër e mbesa dhe është bërë stërgjysh në maj të 2014-s, kur mbesa e tij, Assisi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037803173065186
array(1) { ["section"]=> string(64) "kengetari-i-njohur-mick-jagger-behet-baba-per-here-te-8-te-62088" }