Këngëtari i ri shqiptar ftohet në emisionin e Jimmy Fallon

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:59 20-10-2016 Këngëtari i ri shqiptar ftohet në emisionin e Jimmy Fallon

Emisioni “The Tonight Show” me prezantuesin Jimmy Fallon është një nga më të ndjekurit të momentit dhe është një nder shumë i madh për të gjithë artistët që ftohen jo vetëm për një intervistë por edhe qoftë për të performuar këngët e tyre.

Vetëm përpara disa javësh, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa pati shansin të jetë një ndër të ftuarat e Fallon dhe menjëherë ky lajm i mirë bëri bujë në rrjete sociale dhe portale shqiptare.

Por mesa duket, Jimmy ka mbetur i kënaqur nga këngëtarja shqiptare dhe ka vendosur të ftojë në emisionin e tij të radhës një tjetër artist shqiptar! Bëhet fjalë për talentin e ri, Albert Stanaj, i cili është duke i ngjitur me shpejtësi shkallët e suksesit në skenat ndërkombëtare. Ai do të jetë pjesë e emisionit në datën 26 tetor.

Këngëtari e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet rrjetit social Twitter ku duket tejet i lumtur për këtë mundësi. “Akoma e kam të vështirë ta besoj por Jimmy Fallon më ka ftuar të performoj në emisionin e tij në datën 26 tetor! Qëndroni në pritje…” – ka shkruar Stanaj.

Edhe ne jemi mjaft të lumtur që një tjetër talent shqiptar promovohet në emisione kaq të dashura për publikun…(Blitz)

stanaj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet videoja e parë e bandës së dyshur për vjedhjen e Kim Kardashian në Paris
Gruaja e Donald Trump sërish nudo, publikohen foto të reja »
Article Logic
Execution time: 0.018059968948364
array(1) { ["section"]=> string(64) "kengetari-i-ri-shqiptar-ftohet-ne-emisionin-e-jimmy-fallon-56863" }