Këngëtari Labinot Tahiri zhytet në borxhe, për të ndihmuar njerëzit në nevojë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:57 19-12-2016 Këngëtari Labinot Tahiri zhytet në borxhe, për të ndihmuar njerëzit në nevojë

Këngëtari nga Kosova, Labinot Tahiri, është angazhuar në aq shumë nisma humanitare duke mbledhur të ardhura për njerëzit në nevojë, sa që duket se ka harruar disa borxhe të tijat.

Labinot Tahiri, i lindur në Ferizaj të Kosovës, një këngëtar i talentuar dhe shumë i dashur kryesisht nga diaspora shqiptare nëpër botë, ka disa vite që ndihmon me paratë e tij, apo duke grumbulluar përmes thirrjeve publike, familje të shumta që jetojnë në varfëri, apo persona të sëmurë të cilëve u nevojitet trajtim i shtrenjtë mjekësor, shkruan Newsbomb.al.

Por sipas gazetërs Fjala, inspektorët e ATK-së e kanë vizituar Tahirin këtë muaj, si pjesë e një aksioni që Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në kuadër të ATK-së, ka marr nga janari ndaj këngëtarëve borxhlinj.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtari Tahiri, tashmë edhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj.

“Nuk bëhet fjalë për gjobë. Janë në pyetje 90 mijë euro që ATK më ka thënë se i kam borxh për përiudhën 2010 e deri më tani”, ka thënë Tahiri për këtë gazetë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030601024627686
array(1) { ["section"]=> string(82) "kengetari-labinot-tahiri-zhytet-ne-borxhe-per-te-ndihmuar-njerezit-ne-nevoje-63135" }