Këngëtari shqiptar: Qani prej gëzimit, të bësh të dridhet deri në minutën e fundit një kampion Europe, është fitore

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:00 16-06-2016 Këngëtari shqiptar: Qani prej gëzimit, të bësh të dridhet deri në minutën e fundit një kampion Europe, është fitore

Këngëtari shqiptar i vë vulën asaj që duhet të mendojmë dhe të ndjejmë për ndeshjen e djeshme me Francën. Edhe pse minutat e fundit qëlluan fatale për kuqezinjtë, ata treguan nivel shumë të lartë, dinamikë dhe zotërim të lojës. Dhe Sidrit Bejlerit nuk i mungojnë fjalët prekëse.

‘’Qani prej gëzimit, të bësh të dridhet deri në minutën e fundit një kampion Europe, është fitore’’, shkruan këngëtari.

KOMENTI I PLOTË:

Edhe mund të na dalin lot...

Po, po e pse jo? Loti është mëshirë.

Po sonte ne FITUAM.

Të bësh të rrijë në ankth 90 minuta një komb shumë herë më të madh se ne, është Fitore.

Të bësh të dridhet deri në minutën e fundit nje përfaqësuese e një vendi kampion Europe dhe Bote, është Fitore.

Të mbash të ngujuar para televizorit, duke shpresuar, Kombin që ka në vete Kryeqytetin e kulturës dhe të Europës, që i ka dhënë letërsi, muzikë, filozofi dhe shkencë Botës mbarë, është Fitore.

Të kesh ata djem që luftuan si vëllezër të një gjaku dhe tifozeri krenare, është Fitore.

Sonte një Shqipëri e vogël, i tregoi të paktën Europës, që është më e madhe nga sa e mendojnë.

Kjo është FITORE.

E atëherë qani prej gzimit!!!’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0263991355896
array(1) { ["section"]=> string(118) "kengetari-shqiptar-qani-prej-gezimit-te-besh-te-dridhet-deri-ne-minuten-e-fundit-nje-kampion-europe-eshte-fitore-43670" }