Këngëtarja e njohur mohon origjinën shqiptare, për pak famë në SHBA shitet si ‘europiane’

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:24 15-03-2017 Këngëtarja e njohur mohon origjinën shqiptare, për pak famë në SHBA shitet si ‘europiane’

Dafina Zeqiri nuk ka shumë që ka publikuar një këngë të re në gjuhën angleze, me synim për të arritur tregun amerikan.

Ndonëse ‘Four Season’ nuk po vlerësohet më shumë se këngët e tjera gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht të Dafinës, të bëra për tregun shqiptar, pjesëmarrja e reperit French Montanta në videoklipin e ri ka ndikuar që të flitet disi për të.

Por ajo që bie në sy është prezantimi i Dafinës si këngëtare nga Suedia në disa portale periferike në SHBA, që shpesh herë përdoren nga agjentë të ndryshëm për të promovuar këngëtaret që ata marrin përsipër.

Dafina ka jetuar deri në adoleshencë në Suedi, por karrierën muzikore e ka ngritur tërësisht në Kosovë dhe Shqipëri.

Shembulli i Dafinës është i kundërt me atë të koleges së saj, Era Istrefit, e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm në Europë dhe SHBA dhe gjithnjë duke u promovuar si këngëtare shqiptare.

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020490884780884
array(1) { ["section"]=> string(92) "kengetarja-e-njohur-mohon-origjinen-shqiptare-per-pak-fame-ne-shba-shitet-si-europiane-71950" }