Këngëtarja e përfolur për lidhjen me Armando Sadikun: Shpresoj shumë që Armando të mos jetë në ndonjë lidhje…

Publikuar tek: sport, më 17:44 22-04-2017 Këngëtarja e përfolur për lidhjen me Armando Sadikun: Shpresoj shumë që Armando të mos jetë në ndonjë lidhje…

Fibi, këngëtarja e përfolur kohët e fundit për lidhjen me futbollistin e Kombëtares Shqiptare Armando Sadiku, ka preferuar të flasë me dy vajzat e emisionit Thumb, Fatma dhe Aulona lidhur me raportin e saj me futbollistin.

“Më tërheq futbolli që ç’ke me të. Madje shumë njerëz habiten që unë e dashuroj futbollin. Lojtari im i preferuar është Mesi” thotë këngëtarja në mikrofonin e Thumb.

 Vajzat e pyesin për lidhjen e përfolur me Armando Sadikun. “Shpresoj shumë që Armando të mos jetë në ndonjë lidhje se kush e di se ç’do i kemi bërë me këtë lajm. Armando është e vërtetë që jeton në Zvicër, por Fibi ka 13 vjet që jeton në Zvicër” thotë këngëtarja.

“Të dashur shokë dhe shoqe, me Armandon do më shihni shumë shpesh se e kam shok. Pse nuk mendoni se kam veshur fanellën e Armandos për të kamufluar historinë se kam dashur dhe e kam pasur sinjal për dikë tjetër në stadium?” ngre pikëpyetjen ajo.

E meqë Armando Sadiku është një besimtar i mirë, Fibi thotë se ia njeh këtë anë. Por se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien shoqërore mes tyre. “E di që beson në Zot; e di që falet në xhami, por nuk kemi marrëdhënie që të më tregojë sesi të vishem apo të zbukurohem. S’më ka thënë asnjëherë Fib vishu çik se do ftohesh” thotë këngëtarja. /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr pas ndeshjes Shënkolli – Kamza, presidenti i Kamzës denoncon dhunën: S’dija nga më vinin grushtat, shkelmat…
Lorik Cana në “rrezik”, e ç’montojnë futbollistët në fushë »
Article Logic
Execution time: 0.018661022186279
array(1) { ["section"]=> string(113) "kengetarja-e-perfolur-per-lidhjen-me-armando-sadikun-shpresoj-shume-qe-armando-te-mos-jete-ne-ndonje-lidhje-76078" }