Këngëtarja gjermane emocionon në Shqipëri, ledhaton fëmijën në karrocë invalidi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:53 07-07-2015 Këngëtarja gjermane emocionon në Shqipëri, ledhaton fëmijën në karrocë invalidi

Këngëtarja gjermane Babeta, e grupit muzikor në rrymën rock OpenTheaven, ka emocionuar e lënë pa fjalë me vizitën e saj në Shqipëri gjatë aktiviteteve të mbajtura me kolegët e saj artistë të ardhur nga Gjermania. Ajo i është afruar një fëmije i cili qëndronte në karrocën e invaliditetit, i ka vënë dorën në ballë, në faqe, dhe i ka ledhatuar kokën. Profesor Gjergj Marku e tregon kështu momentin e veçantë dhe emocionues:  

“Babeta, na ke emocionuar e lënë pa fjalë . Prej vitesh që merrem me kulturën, me programe kulturore , turistike e koncerte pafund, nuk mund të kem përftuar asi emocionesh si një moment të jashtëzakonshëm, emocionues dhe prekës deri në indin e fundit si njeri, pikërisht kur këngëtarja gjermane Babeta e grupit muzikor në rrymen rock, OpenTheaven, që jep gjithandej botës koncerte humanitare, me një baladë me tinguj e zë e hyjnor të saj, kalon nëpër publik, duke takuar gjithkënd pjesëmarrës për ta bërë pjesë të këtij koncerti fantastik.

Po e kundroja me kujdes kur u afrua tek një fëmijë i sëmurë në karrocë invalidi, që “grindej” me veten. U afru me zërin e saj të embël dhe I vuri dorën në ballë, në faqe, e ledhatonte në koke, dhe pothuaj ishte bërë njësh me të; nuk kam parë qenia njerëzore me të përbashkuar në ndjesitë e fortë atë të një dashurie që vec Zoti mund ta dhuroje në ato momente. Për fat që syzet e errëta nuk e tregonin emocionin tim përmes lotëve, teksa fotografoja keto çaste të papërseritshme.

Sa do donim t’i ngjanin dhe artistet tanë, që mos ta ushqejnë veten tash e parë vetëm me uniego e komercialitet të pafre!

Ta kemi bekuar shpirtin, Babeta!”, përmbyll profesori.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0224769115448
array(1) { ["section"]=> string(84) "kengetarja-gjermane-emocionon-ne-shqiperi-ledhaton-femijen-ne-karroce-invalidi-15519" }