Këngëtarja ironizon deputeten Doda: Mesa duket Mesila është "burrneshë"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:57 28-04-2016 Këngëtarja ironizon deputeten Doda: Mesa duket Mesila është

Këngëtarja Ronela Hajati nuk e priti mirë publikimin e fotove nga ana e deputetes Mesila Doda disa muaj më parë.

Fotot i përkisnin xhirimeve të klipit të ri të këngëtares por ngjallën shumë debat dhe u shpërndanë si virus në rrjetet sociale pasi djemtë dhe vajzat ishin veshur si xhihadistë.

“Është e vërtetë që klipi po xhirohej në një moment trazirash, por ato nuk kishin lidhje fare me Shqipërinë. Mesila që nxori foton të vazhdojë punë si fotografe. Ajo tha se ishte trembur, por nëse do të ishte kështu besoj se nuk do të kishte kohë të bënte foto por do të vraponte, po mesa duket Mesila është burrneshë”, ka ironizuar në “Top Show Magazine” Ronela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024502038955688
array(1) { ["section"]=> string(74) "kengetarja-ironizon-deputeten-doda-mesa-duket-mesila-eshte-burrneshe-38933" }