Këngëtarja kosovare kritikon ashpër: U prezantuat para 200 milion shikuesve me një burg nga pas

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:19 15-05-2016 Këngëtarja kosovare kritikon ashpër: U prezantuat para 200 milion shikuesve me një burg nga pas

Shqipëria në Eurovision këtë vit ka pasur si sinonim fjalën kritikë. U kritikua kënga, paraqitja, veshja, e dështimi për kualifikim në finale.

Megjithatë, këngëtarja Arta Bajrami s’ka dashur të lëshohet në komente të tilla për kolegen e saj por një detaj që i ka vrarë syrin mbrëmjen e djeshme s’ka mundur t’i shpëtoj pa koment.

Bëhet fjalë për paraqitjen e prezantimit të pikëve nga Shqipëria, ku ndërtesa i ka asociuar Artës me një burg, falë ngjyrës së hirtë.

‘Si është e mundur që një shtet i cili pretendon të ndërtoj imazh të një vendi turistik prezantohet para një publiku prej më shumë se 200 milionësh me një prapavijë që i ngjan një burgu?! Mbi 200 000 000 spektator mbarë botës panë mbrëmë një Shkup të shëndritur dhe një Tiranë të…’ – ka shkruar këngëtarja të cilës pothuajse asnjëherë nuk i mungojnë tonet patriotike duke krahasuar gjithmonë shqiptarët me fqinjët.

Të paktën, veshja e prezantuesit të TVSH këtë vit ishte më në rregull, krahasuar me paraqitjet skandaloze në kombinimet e ngjyrave viteve të kaluara.

Por, Arta me të vërtetë ka të drejtë tek çështja e prapavisë. (Prive)

shqiperia-2-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027225017547607
array(1) { ["section"]=> string(100) "kengetarja-kosovare-kritikon-ashper-u-prezantuat-para-200-milion-shikuesve-me-nje-burg-nga-pas-40510" }