Këngëtarja me famë botërore dedikim Monika Kryemadhit: Më ke dhënë kurajo për të vazhduar ëndrrat e mia (DEDIKIMI I PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:55 23-12-2017 Këngëtarja me famë botërore dedikim Monika Kryemadhit: Më ke dhënë kurajo për të vazhduar ëndrrat e mia (DEDIKIMI I PLOTË)

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha i ka kushtuar një dedikim prekës Kryetares së LSI, Monika Kryemadhit.

 Në një postim në rrjetet sociale Bebe Rexha i ka thënë fjalët më të bukura Kryemadhit.

Këngëtarja e ka cilësuar si lideren e parë femër të një partie politike në Shqipëri dhe si një grua dhe nënë të fortë.

“ Ajo i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare, por edhe grave  anembanë botës si unë, guximin për të shkuar pas ëndrrave”- është shprehur këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha.

DEDIKIMI I PLOTË I BEBE REXHA:

Ka ende miliona gra të shtypura në mbarë botën dhe janë gra të tilla që po bëjnë ndryshime. Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është grua. Ajo është një motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka thyer” tabunë” dhe i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare, por edhe të gjitha grave anembanë botës si unë, guximin për të shkuar pas ëndrrave.

Faleminderit Monika Kryemadhi

 

Screenshot_8_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028756141662598
array(1) { ["section"]=> string(126) "kengetarja-me-fame-boterore-dedikim-monika-kryemadhit-me-ke-dhene-kurajo-per-te-vazhduar-endrrat-e-mia-dedikimi-i-plote-104138" }