Sonte në mbrëmje në kryeqytet po festohet “Nata e Bardhë” me një koncert të madh në sheshin “Skënderbej”, me të ftuar këngëtaren me famë botërore Emeli Sande.
Është bërë traditë që çdo vit në Shqipëri të vijë një këngëtar i famshëm ashtu siç ka ndodhur edhe më parë me Rita Orën, Jessie J.
Ndoshta nuk e dinit por më parë këngëtarja Sande ka rënë pre e një skene të tmerrshme të vjedhjes online, sepse i kanë vjedhur 300 mijë paund nga llogaria bankare. Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, kur ish-bashkëshorti i këngëtares, Adam Gouraguine u vu në shënjestër të hajdutëve, të cilët përdorën të dhënat personale të llogarisë bankare të tij dhe transferuan 300 mijë Paund.
Gouraguine vuri re lëvizjen e dyshimtë të parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën, e cila ndërpreu vjedhjen e parave. Fatmirësisht autoritetet kapën dhe autorin që është Rasad Salam.