Këngëtarja ndihmon motrën të lindë… por përsëri e gjen kohën të shkojë në studio

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:32 13-09-2016 Këngëtarja ndihmon motrën të lindë… por përsëri e gjen kohën të shkojë në studio

Disa orë përpara se të arrinte në studio, këngëtarja Katy Perry ka ndihmuar të motrën të sjellë në jetë foshnjën e saj.

 Ajo e ka bërë lajmin të ditur në twitter ku shkruan: “Ndihmova motrën të lindte beben e saj në 2 të mëngjesit dhe erdha në studio në orën 8. GJENI NJË VAJZË QË MUND T’I BËJË TË DYJA!”

 Por, kjo nuk është hera e parë që Katy Perry ka qenë prezente gjatë një procesi lindjeje. Këngëtarja e ka ndihmuar të motrën edhe në vitin 2014, kur ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë. Megjithatë lindja e parë nuk u bë në spital, por në dhomën e ndenjes së shtëpisë së tyre.

“Më në fund mund ta shtoni ‘ndihmon të lindin bebet në dhomë ndenjeje’ në rezymenë time. Ka qenë një mrekullia e një dite.” – ka shkruar këngëtarja dy vite më parë.

Ajo nuk jep detaje të mëtejshme lidhur me ngjarjen, madje nuk tregon as gjininë e fëmijës. Por, padyshim është shumë e lumtur që është bërë teze për herë të dytë.

14328820_895857180544570_271688912_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017513036727905
array(1) { ["section"]=> string(85) "kengetarja-ndihmon-motren-te-linde-por-perseri-e-gjen-kohen-te-shkoje-ne-studio-52800" }