Këngëtarja shqiptare e prekur kujton nënën e ndjerë: Kam kohë që nuk e dëgjoj zërin tënd…e kjo më jep trishtim

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:20 12-02-2016 Këngëtarja shqiptare e prekur kujton nënën e ndjerë: Kam kohë që nuk e dëgjoj zërin tënd…e kjo më jep trishtim

Këngëtarja shqiptare e prekur kujton nënën e saj të ndjerë, duke i bërë një dedikim shumë të fortë për çfarë i dha, edhe pse nuk jeton më.

“Kam kohë që nuk e dëgjoj zërin tënd të ngrohtë, këshillat e tua te vyera, kur vija kokën në prehërin tend, e kjo më jep trishtim...! Jam e lumtur që ëngjëllit, vajzës sime i ️kam dhënë emrin tënd, e më duket se je e pranishme orë e çast pranë nesh” , shkruan Ledina Çelo për nënën e saj që ka qenë një grua tej mase e bukur. Sot nëna e saj do kishte festuar ditëlindjen.

DEDIKIMI I LEDINA ÇELOS:

''Më mungon shumë nëna ime e shtrenjtë! Ti sot ke ditëlindjen, e unë ta dedikoj ty mbreteresha ime atë çka jam unë sot. Kam kohë që nuk e dëgjoj zërin tënd të ngrohtë, këshillat e tua te vyera, kur vija kokën në prehërin tënd, e kjo më jep trishtim...! Jam e lumtur që ëngjëllit, vajzës sime i kam dhënë emrin tënd, e më duket se je e pranishme orë e çast pranë nesh. 

Jam e lumtur që u linda u rrita e u edukova nga një mbretëreshë si ty nëna ime e dashur, që më dhe virtytet më të mira e pozitive, që gjërat negative që ekzistojnë në këtë botë , m’i përktheve në dashuri, e përbuzjen e të keqen, në mirësi. Të falenderoj nga thellësia e zemrës për atë që më transmetove e për atë që unë jam.Të dua shumë nëna ime e shtrenjtë...''

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030383825302124
array(1) { ["section"]=> string(115) "kengetarja-shqiptare-e-prekur-kujton-nenen-e-ndjere-kam-kohe-qe-nuk-e-degjoj-zerin-tend-e-kjo-me-jep-trishtim-32375" }