Këngëtarja shqiptare pjesë e videoklipit të Kanye West

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:28 06-06-2016 Këngëtarja shqiptare pjesë e videoklipit të Kanye West

Baladat e saj mund t'i mungojnë publikut shqiptar por periudha e gjatë e pauzimit nuk ka shkuar dëm për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.

Qëndrimi i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe provat intenzive në kërcim nuk janë pa ndonjë arsye.

Prive.al ka arritur të mësoj se sipas të gjitha gjasave, Anxhelina do jetë një prej kërcimtareve në klipin e ri të Kanye West dhe madje shumë afër tij. E lexuat mirë, po, Kanye West!

Ura lidhëse e depërtimit deri tek klipi i Kanye West nga burime të afërta, mësohet të jetë një mik i afërt amerikan që pos me Anxhelinën është parë edhe me anëtarët e tjerë të familjeve Hadërgjonaj e Ramosaj.

Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve teksa Anxhelina, me këtë zhvillim hyn në listën e gjatë të emrave shqiptarë të cilët po arrijnë suksese në sfera të ndryshme përtej oqeanit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.063036918640137
array(1) { ["section"]=> string(60) "kengetarja-shqiptare-pjese-e-videoklipit-te-kanye-west-42640" }