Këngëtarja shqiptare shantazhon futbollistin e Milanit me shtatzani të rreme

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:13 29-11-2017 Këngëtarja shqiptare shantazhon futbollistin e Milanit me shtatzani të rreme

Ajo ka provuar ta shantazhojë futbollistin Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro për të heshtur rreth “abortimit” që e kishte bërë ajo për shkak të tij.

Anita Latifi që u bë e njohur pak vite më parë për pjesëmarrjen në shoën e madh gjerman të talenteve të këndimit, “DSDS” është përballur sot në gjyq me futbollistin e kombëtares turke Calhanoglu, duke i kërkuar atij 250 mijë euro në këmbim të heshtjes për abortin e saj. Anita i është përgjigjur pyetjeve sot në një gjykatë në  Dusseldorf nëse ka tentuar të shantazhojë futbollistin e njohur turko-gjerman Hakan Calhanoglu, i cili luan për kombëtaren turke duke i kërkuar atij 250 mijë euro shkruan bild.de, transmeton PanoramaPlus.

Këtë gjë, Anita Latifi akuzohet se e kishte bërë në bashkëveprim me gazetarin Abdel H. Sipas padisë, Abdel H. në korrik të vitit 2016 i kishte telefonuar këshilltarit të Calhanoglut, duke iu drejtuar me fjalët se Calhanoglu duhet të paguajë 250 mijë euro për abortimin e fëmijës që gjoja kishte bërë yll i DSDS. Ai e kishte kërcënuar duke i thënë se karriera e tij mund të vazhdonte vetëm pasi të paguante këtë ‘’gjobë’’.

sdfgwrhgw3rg4.jpg

Por, sipas akuzës, Anita Latifi nuk  ka qenë ndonjëherë shtatzënë, ndonëse ajo vetë thotë se ka qenë, gjë të cilën e ka deklaruar edhe nëpër inytervista nëpër media të ndryshme gjermane.

Në televizionin Sat 1 Anita ka thënë se aq shumë presion i është bërë nga futbollisti që nuk pranonte atësinë saqë ajo ishte detyruar në fund të abortonte.

Gjatë marrjes në pyetje, gazetari dhe këngëtarja, sipas akteve hetimore i kanë kundërshtuar të gjitha. Por prokurori është i sigurt se ata të dy janë fajtorë. Veç tjerash edhe për faktin se  Latifi në gazeta ka dhënë versione të ndryshme të ngjarjes.

Calhanoglu e ka dhënë për herë të parë sot dëshminë gjatë së cilës ka thënë se gjithçka ka filluar në vitin 2013 kur ai ishte duke luajtur për HSV. “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”, ka thënë ai. Ndërsa lidhja mes tyre kishte përfunduar para fillimit të pauzës dimërore të Bundesligës. Procesi do ta ketë seancën e radhës më 20 dhjetor.

sdfgerh5th55hjj.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtarja me famë botërore ndezi Tiranën sonte, zbulohet detaji tronditës: S'do ta besoni çfarë i ndodhi disa ditë më parë
Ndodh për herë të parë në histori, bukuroshja me sindromën down përfaqëson shtetin në konkursin e miseve »
Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891
array(1) { ["section"]=> string(83) "kengetarja-shqiptare-shantazhon-futbollistin-e-milanit-me-shtatzani-te-rreme-101282" }