Keni patur ndërprerje të energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve? Kreu i OSHEE tregon dy arsyet

Publikuar tek: ekonomi, më 13:11 06-07-2017 Keni patur ndërprerje të energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve? Kreu i OSHEE tregon dy arsyet

Drejtori i Drejtorisë rajonale të OSHEE, Tiranë, Klevis Jahaj, dha sot një prononcim për mediat ku shpjegoi se arsyet e mungesës së energjisë elektrike gjatë këtyre ditëve nuk kanë qenë për shkak të mbingarkesës në rrjetin elektrik, por si pasojë e dëmtimit nga palët e treta, kryesisht firma private të kontraktuara nga bashkia e Tiranës apo Ujësjellësi që kryejnë punime në infrastrukturën publike.

Drejtori Jahaj ka sqaruar se për cdo rast konstatimi të dëmtimeve, kompania OSHEE ka depozituar kallëzim penal në prokurori.

Kreu i OSHEE për Tiranën ka garantuar qytetarët se punonjësit e OSHEE janë në gadishmëri të plotë për riparimin sa më shpejt të defekteve.

Nga ana tjetër ai i ka thirrje të gjithë operatorëve dhe institucioneve të tjera të jenë të kujdesshëm në punët që kryejnë kryesisht në zonat ku kalon rrjeti energjetik.

 

 19748604_2042234946000528_1390762399310253978_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022443056106567
array(1) { ["section"]=> string(100) "keni-patur-nderprerje-te-energjise-elektrike-gjate-ketyre-diteve-kreu-i-oshee-tregon-dy-arsyet-85216" }