Keni probleme me aknet dhe pikat e zeza? Blerina na tregon si t’i largojmë në kushte shtëpie

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 15:32 20-10-2018 Keni probleme me aknet dhe pikat e zeza? Blerina na tregon si t’i largojmë në kushte shtëpie Foto ilustruese

Për një fytyrë të bukur dhe lëkurë të pastër duhet shumë përkujdesje.

Për ata që e kanë në mënyrë natyrale të tillë është një bekim. Por ka edhe persona të tjerë të cilët kanë probleme të shumta me lëkurën e fytyrës, ku ndër problemet më shqetësuese janë pikat e zeza dhe problemet me akne. Sigurisht që ajo që unë do të rekomandoja në këto raste do të ishte këshillimi dhe trajtimi i problematikave të tilla tek një specialist. Por për te gjithë ata që nuk e kanë mundësinë e trajtimeve estetike dhe blerjen e produkteve kozmetike në favor të lëkurës do të përmendim disa mënyra “shpëtuese”. Në kushtet shtëpiake ne mund të kryejmë shumë mirë një avull, proces i cili na e ndihmon shumë lëkurën me pika të zeza dhe atë më akne të inflamuar. Ideale do të ishte që avullin ta kryejmë pasdite ose në darkë, në mënyrë qe pas tij ne të mos dalim nga shtëpia dhe të mos kemi kontakt me marjen e papastërtive atmosferike (pluhur, smog, gaz etj) . Ky është një ndër rregullat kryesore të kryerjes së avullit në kushte shtëpiake, sepse ne nuk jemi në gjendje që të mbyllim plotësisht poret si në një sallon estetik, kur ekzistojnë mjetet përkatëse.  Teknika e avullit nuk mund të kryhet më shumë se një herë në dy javë dhe pas tij do të na vinte në ndihmë një scrub dhe pas tij të vendosim tonik, produkt i cili garanton dizenfektimin e plotë të poreve.                            

Larja e fytyrës me kamomil!

Nëse ka dicka që kushton lirë dhe je efekte të shkëlqyera veçanërisht për lëkurat e acaruara të adoleshentëve dhe lëkurat me inflamacione të ndryshme është shpëlarja e fytyrës me kamomil mëngjes dhe darkë për një periudhë 4-7 ditore pa ndërprerje. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e kamomilit që do të përdorim, ai duhet të jetë i një cilësie shumë të mirë sepse do të qëndrojë në lëkurën e fytyrës sonë shumë gjatë dhe veç kësaj do të futet në shtresat më të thella qelizore për të ndikuar në ndryshimin që ne kërkojmë të ndodhë. Uji i kamomilit duhet të ketë temperatuë ambjentale kur të shpëlajmë lëkurën dhe pas saj nuk duhet të vendosim asnjë produkt tjetër kozmetik dhe as ta largojmë atë nga fytyra jonë me ujë tjetër nga lavamani.                                                                      

Vaji i portokallit.                                                        

A keni dëgjuar ndonjëherë për vajin e portokallit dhe vlerat e tij të jashtëzakonshme në trajtimin e lëkurave të papastra si dhe në trajtimin e lëkurave tepër të thata. Ai është produkt 100% shqiptar, të cilin ne duhet ta blejmë tek një farmacist bimor i certifikuar dhe ta përdorim sa herë që ndjehemi keq me gjendjen tonë të lëkurës. Vetitë dhe vlerat e tij aq të mira rrjedhin nga vitamina C që zotëron portokalli, e cila është një antioksidues shumë i mirë dhe një rinovues gjithashtu i shtresës qeliore pa funksion dhe stimulimit të qelizave të reja dhe të shëndetshme./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ju bien flokët? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe si t’i mbrojmë (Blerina tregon kurën për flokë të thatë e të yndyrshëm)
»
Article Logic
Execution time: 0.025913000106812
array(1) { ["section"]=> string(98) "keni-probleme-me-aknet-dhe-pikat-e-zeza-blerina-na-tregon-si-t-i-largojme-ne-kushte-shtepie-138510" }