Keni probleme me sheqerin edhe pse nuk hani ëmbëlsira? Blerina na tregon si ta eleminojmë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 12:07 25-11-2018 Keni probleme me sheqerin edhe pse nuk hani ëmbëlsira? Blerina na tregon si ta eleminojmë Blerina e Florecenter

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

Ta eleminojmë sheqerin apo ta pakësojmë konsumimin e tij, duket se është një ndër temat kryesore tonat. A mund ta heqim tërësisht atë nga përdorimi, sa ndikim ka eleminimi i tij në shëndetin tonë e shumë pyetje na mbushin ditën me diskutime. Të shumtë janë ata që besojnë se jeta pa të ëmblat nuk na ka “lezet”, por të shumtë janë gjithashtu ata që e kanë provuar në kurriz dëmin që sjell konsumimi i sheqernave, jo vetëm në formën e tij industriale (sheqeri i bardhë) por edhe në formën e tij origjinale, fruktozën. Por përpos asaj që mendojmë ne, studimet kanë të dhënat e tyrë që tregojnë se një jetë me pak sheqer do të jetë vetëm më e gjatë por edhe shumë më e shëndetshme. 

Sheqeri dhe memoria!

Sheqeri e dëmton shumë kujtesën. Këtë e kanë vërtetuar një grup mjekësh të Universitetit te Shkencave Mjeksorë në Sidney. Sipas tyre sheqeri i bardhë është dëmtuesi kryesor i kujtesës dhe mjafton vetëm një periudhë e shkurtër përdorimi i rregullt që në një moshë të caktuar të nisin problemet me memorien tonë.

Sheqeri është toksik!

Po e vërtetë. Të dhënat mjekësore tregojnë që sheqeri është po aq sa toksik dhe e helmon gjakun në të njëjtën mënyrë si duhani dhe akooli. Duke qënë se sheqeri ka aq shumë kalori, me përdorimin e tij ne rrisim shumë presionin në gjak, modifikon punën e metabolizmit dhe dëmton mëlçinë. Të njëjtat problematika sjellin në organizmin tonë edhe duhani dhe alkooli. 

Sheqeri dhe zemra!

Është i padiskutueshëm tanimë prej shumë e shumë vitesh që sheqeri është dëmtuesi kryesor i zemrës dhe shkaktari kryesor i diabetit. Dëmtuesi më i madh i sistemit kardiovaskular është sheqeri i bardhë, i cili e pengon dhe e ngadalëson shumë rrugën që kryen gjaku në trupin tonë dhe ai nuk arrin të pompohet në zemër me ritmin dhe cilësinë e duhur.

Sheqeri i bardhë dhe ëmbëlsuesit artificial!

Të gjithë ata që mendojnë se kanë eleminuar sheqerin e bardhë, por në vend të tij përdorin ëmbëlsuesit artificial, në të vërtetë janë duke konsumuar të njëjtin produkt industrial por me dy emra të ndryshëm. Sepse ky produkt ka të dyja nënproduktet që janë sakaroza disakarid bazë.  Ai rrit gliceminë në gjak dhe shton rreziqet për diabet. 

Si ta eleminojmë përdorimin e sheqerit!

Fillimisht është shumë e rëndësishme të themi, që nuk mund të zgjohemi një mëngjes dhe te vendosim të mos përdorim më sheqer në dietën tonë ushqimore. Eshtë shumë e rëndësishme që ne të arrijmë tek ky rezultat në mënyrë të moderuar, çdo ditë nga pak. Mirë ëshë të fillojmë shkurtimet në blerjet që bëjmë, të fusim në shtëpinë tonë, sa më pak ushqime që përmbajnë sheqer, që kur të kërkojmë për to të mos i kemi lehtësisht të arritshëm. Gjithashtu duhet ti besojmë sheqerit natyral qe vjen nga frutat, kur kemi nevojë të domosdoshme për pak sheqer. Në këtë mënyrë edhe energjitë tona nuk do të shterojnë por edhe nuk kemi konsumuar një produkt kaq të dëmshëm. Eleminimini i sheqerit është si nisja e një aktiviteti fizik, ku duhet të punojmë çdo ditë nga pak për rezultate të mira dhe të gjata në kohë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NËNTORI, muaji i SHEGËVE... 3 gjërat që mund të bëjmë me këtë fryt magjik të mbushur me antioksidantë
»
Article Logic
Execution time: 0.017175912857056
array(1) { ["section"]=> string(95) "keni-probleme-me-sheqerin-edhe-pse-nuk-hani-embelsira-blerina-na-tregon-si-ta-eleminojme-142807" }