Keni shtuar disa kilogramë për festa? Mos u shqetësoni! Ja si t’i hiqni ‘sa hap e mbyll sytë’

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:50 07-01-2019 Keni shtuar disa kilogramë për festa? Mos u shqetësoni! Ja si t’i hiqni ‘sa hap e mbyll sytë’ Ilustruese

Blogu i Blerinës- newsbomb.al

 

Të dashura mikesha, ja ku ritakohemi sërish në blogun tim, pas një pauze të shkurtër pushimesh.

Dua ta nis këtë sezon me urimin që 2019-ta të jetë një vit i bekuar dhe i realizuar për të gjitha ju. Sigurisht që çdo vit që vjen ka objektivat e tij, dhe shpesh herë rruga për t’i realizuar ato nuk është gjithnjë e lehtë, por a do të kishte kuptim jeta pa sfida?! Unë mendoj që jo! Pikërisht për një sfidë do të flasim edhe sot, ajo është sfida me ushqimin që herë pas herë na bën të jemi në alarm me veten, me peshoren dhe rrobat që sna rrinë sic deshirojmë. Natyrëshëm lind pyetja a mund të mos i kishim marrë  këto dy -tre kilogramë gjatë ditëve të festave të fundvitit?! Une them që po, por përse të hiqnim dorë nga kenaqësia e të qenit te paktën një javë pa kontroll ushqimor. Përse të llogarisnim edhe këto ditë festash kaloritë, kombinimet ushqimore, dhe të qëndronim mbi supë, ndërkohë që na priste gjeli, bakllavaja, gotat e verës, byrekët e shumë të tjerë si këto. Fundja një javë në vit nuk e ndryshon jetën tonë, për të mos thënë që në shumë raste, kjo javë pa “doganë” e bën më të lumtur. Por pasi ramë të gjithë dakort, që disa ditë ndryshe pa regjim ushqimor na bëjnë të gëzuar se po shijojmë gjithshka pa frikën e peshores, tani është koha që ato kilogramë që morëm ti largojmë ende pa u depozituar si dhjamë në trupin tonë. Besoj e kuptuat të gjithë që pas 1 jave ose 10 ditësh abuzim me ushqimin lehtësia e rikthimit në normalitet është me e lehtë sesa ti lëmë këto kilogramë si dhuratë e 2019-es dhe të shqetesohemi për to në verë, ku thuajse është e pamundur ti heqim, pasi ato jane bërë pjesë e trupit tonë. Tani është momenti të vëmë në zbatim shprehjen shumë të njohur që thotë "Të kemi kujdes nga viti i ri deri për Krishtlindje se mos shëndoshemi, sesa të kujdesemi nga Krishtlindja deri në Vitin e Ri”.

Uji dhe çajrat e ngrohta!

Këto janë dy ndihmuesit kryesor që do te bëjnë të mundur largimin e kilogramëve të mara gjatë festave. Do të duhet që gjatë kohës që ndjekim një regjim ushqimor të pimë 10-12 gota ujë në temperature ambjenti dhe 4-5 filxhanë caji, me temperaturë të ngrohtë. Ideale do të ishte që ashtu si cajrat edhe uji të shoqërohej me dy feta limon dhe pa sheqer. Të dyja këto se bashku bëjnë të mundur “lëvizjen” e sheqernave, yndrynave, kripërave, proteinave dhe mos ngurtësimin e tyre në organizëm por shkarkimin e tyrë nëpermjet procesit të urinimit. Madje nëse duam të kuptojmë se po konsumojmë aq sa duhet ujë, duhet të tregojmë vëmendje në urinimin e mëngjesit i cili do të nisë te mbajë aromën e rëndë të antibiotikut dhe ngjyra e saj nuk do të jetë e kthjellët por e rënduar. Nëse nuk i vini re këto dy tregues, atherë trupit tuaj i nevojitet më shumë ujë për të kosnumuar.

Vetëm proteina të bardha!

Gjatë kohës qe duam të eleminojmë kilogramë duhet të kemi parasysh që mire do të ishte të kosnumonim vetëm proteina te bardha. Zgjedhjet nuk janë të pakta, mund të bëjmë kombinime të shumta me fileton e pulës, dhe atë të gjelit. Por mund të konsumojmë pa frikë edhe peshk, e kryesisht merlucin, sardelet, salmonin, tonin peshkun e familjes gjuhëz dhe shpatë.

Mos lini asnjë vakt pa konsumuar!

Nëse mendoni se duke lënë mëngjesin ose darkën mundësitë që të dobsoheni jantë të sigurta, e keni plotësisht gabim.  Kur e fusim trupin në dietë, pra përzgjedhim ushqimin, ulim sasitë e konsumimit, filtrojmë alkolin, vetvetiu metabolozmi ngadalësohet kështu që është e kotë të lini vakte pa konsumuar me shpresën që të “ngushtojmë” pak stomakun. Ai e arrin këtë gjë me reduktimin e sasisë për vakt, por në të njëjtën kohë kryen edhe funksionet e tij bilogjike mëngjes, drekë dhe darkë.

Asnjë karbohidrat pas orës 16.00!

Mbase se keni dëgjuar më parë, por ky është rregulli kryesor kur duhet të dobsohemi. Bukën, orizin, pastat e brumërat e formave të ndryshme duhet ti përdorim pak në vaktin e mëngjesit dhe në mënyrë të moderuar në atë të drekes, ndërkohë për një filtrim të toksinave dhe një tretje perfekte të ushqimeve duhet që pas orës 16.00 të pasdites të mos fusim në gojë asnjë produkt apo nënprodukt me bazë karbohidrat.

Lini kripën tri ditët e para të dietës!

Që sakrificat tuaja të marin formë, dhë rezultati të jetë i dukshëm dhe i kënaqshëm për ju, duhet të bëjmë pak sakrificë me kripën. Të paktën 72 orët e para të dietës, gjithcka që konsumojmë duhet të jetë pa kripë. Kur organizmi clirohet nga sodiumi që përfiton nga kripa, e ka më të lehtë më pas te “djegë” dhjamin ose ndryshe fryrjet që në shikojmë ne bark, kofshë, vithe e krahë, të cilat janë jo pak te vështira për tu larguar. Pasi thamë te gjitha këto, nuk mund të harrojmë edhe rëndësinë që ka lëvizja në këmbë ose aktiviteti fizik. Edhe nëse nuk keni kohë për palestër, 30 minuta kërcim në dite përballë TV-së me muzikën tuaj të preferuar është një aktivitet fizik perfekt për të eliminuar “gabimet” e Vitit të Ri./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Keni probleme me sheqerin edhe pse nuk hani ëmbëlsira? Blerina na tregon si ta eleminojmë
»
Article Logic
Execution time: 0.0048370361328125
array(1) { ["section"]=> string(96) "keni-shtuar-disa-kilograme-per-festa-mos-u-shqetesoni-ja-si-t-i-hiqni-sa-hap-e-mbyll-syte-147788" }