Këpucët 100 vjeçare të një vogëlushi nga Korça në Muzeun e Emigrantëve në SHBA (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:45 29-10-2015 Këpucët 100 vjeçare të një vogëlushi nga Korça në Muzeun e Emigrantëve në SHBA (Foto)

Ishulli Ellis ndodhet në pjesën e sipërme të gjirit të New York-ut. Ky ishull i vogël ka shërbyer si një portë hyrëse për miliona emigrantë që prej vitit 1892 deri në 1954-ën.

Në vitin 1990 aty u ndërtua Muzeu i Emigrantëve ku sot janë ekspozuar qindra fotografi dhe sende personale të emigrantëve që preknin ëndrrën amerikane. Mijëra anije me emigrantë, kryesisht nga Europa, ankoroheshin në portin e vogël të ishullit Ellis, aty ku i nënshtroheshin kontrollit. Ndër ta, edhe mijëra shqiptarë ishin nisur në këtë udhëtim të gjatë e mundues drejt kontinentit tjetër.

SoL_Ellis_0354.jpg

Burra, gra e fëmijë shqiptarë braktisën masivisht rreth viteve 1800 Shqipërinë apo jetën që kishin ndërtuar në shtetet e tjera europiane për t’iu drejtuar Amerikës, aty ku zërat thonin se jeta ishte më e mirë.

sdf4.jpg

Në Muzeun e Emigrantëve të ishullit Ellis, ka shumë dëshmi për mbërritjen e emigrantëve shqiptarë në Amerikë, por më e veçanta mbetet stenda ku ekspozohen disa këpucë fëmijësh, ndër to edhe një palë opinga të punuara me estetikë me dorë, që i përkasin një vogëlushi shqiptar nga Korça.

shoes.jpg

Këpucët me xhufkë të djalit nga Korça ndodhen mes këpucëve të një fëmije emigrant nga Italia dhe një palë këpucë që i përkasin një emigranti nga Greqia. Tre palët e tjera i përkasin fëmijëve nga Kina, Çekia dhe Austria.

CIMG3516.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blogeri arab i dënuar me 10 vite burg dhe 1 mijë goditje, fiton çmimin e të drejtave të njeriut “Sakharov”
“Kush kërkon t’i mbyllë gojën Alida Hiskut?” »
Article Logic
Execution time: 0.027385950088501
array(1) { ["section"]=> string(89) "kepucet-100-vjecare-te-nje-vogelushi-nga-korca-ne-muzeun-e-emigranteve-ne-shba-foto-24253" }