Këpucët e Majlinda Bregut “peshkojnë” portalet shqiptare

Publikuar tek: politike, më 20:50 20-12-2015 Këpucët e Majlinda Bregut “peshkojnë” portalet shqiptare

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka postuar ditën e djeshme në profilin e saj një palë këpucë të shtrenjta, për të parë se si do të reagonin mediat shqiptare.

Menjëherë pas postimit të fotos me këpucët të cilat në të vërtetë nuk i përkisnin deputetes, disa portale shqiptare kanë "rënë pre" e kësaj fotoje, duke nxjerrë në lajme çmimin dhe modelin e tyre, madje duke thënë se deputetja ka protestuar me këto këpucë, çka nuk është e vërtetë, pasi Bregu mund të ketë patur veshur çfardo lloj këpucësh, të shtrenjta apo të lira, por jo këto në foto........

Sot, në një portim tjetër, Majlinda Bregu, ka tregon foton origjinale të këpucëve, të cilat vërtetojnë se këmbët në foto janë të një modelje, ndërsa këpucët janë pjesë e ekspozitës së Marco de Vincenzos, për koleksionin pranverë 2014. 

“Pasi kenaqa syrin me këpucën majtas dhe e postova se janë një ” vepër arti”, kam dy ditë që qesh se si “m’ i veshen” mua në këmbë. Uroj që ky stilisti po e mori vesh,të mos ndjehet keq se media shqiptare i ngaterroi emrin, i caktoi çmimin, dhe modeles i kërkoj ndjesë që iu ngatërruan këmbët me politikë…”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Rama i jep miliarda lekë PS-së nëpërmjet Briseidës për të blerë votat
Zbulohet “surpriza” e protestës së nesërme kundër qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.0157790184021
array(1) { ["section"]=> string(60) "kepucet-e-majlinda-bregut-peshkojne-portalet-shqiptare-28218" }