Keqinformimi i mediave dhe e vërteta, kur bëri “video-selfie” ministri Tahiri, para apo pas masakrës në Elbasan

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:55 04-02-2016

Një pjesë e portaleve online, madje edhe portale serioze si "lapsi.al", "mapo" apo "Civitas", kanë shkruar sot se ndërkohë që Elbasani u përball me një masakër ditën e djeshme, Saimir Tahiri gjen kohë për “video-selfie”.

“Pas masakrës në Elbasan, Saimir Tahiri bëri-video-selfie me të rinjtë e PS”, shkruan portali lapsi.al.

Por si është e vërteta?

Falë rrjeteve sociale gjithkush mund të shikojë me sytë e tij, kohën kur është bërë postimi i ministrit që rezulton të jetë 17 orë më parë, vetëm disa minuta para masakrës në Elbasan.

Ndërkohë që portali ka shkruar këtë lajm vetëm 4 orë më parë.

Nuk e dimë nëse kjo është një pakujdesi nga ana e kolegëve gazetarë apo tendencë për të thënë se ministri nuk i jep vëmendjen e duhur ngjarjes edhe kur ky i fundit ndodhet në krye të detyrës.

keq2.jpg

la.jpg

mapo.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029927015304565
array(1) { ["section"]=> string(113) "keqinformimi-i-mediave-dhe-e-verteta-kur-beri-video-selfie-ministri-tahiri-para-apo-pas-masakres-ne-elbasan-31738" }