Keqkuptimi me librin nuk është thjesht një shprehje…

Publikuar tek: kulture-art, më 10:30 07-11-2018 Keqkuptimi me librin nuk është thjesht një shprehje… Perparim Kabo

Nga Përparim Kabo

 

Une as e keqkuptoj e as mirëkuptoj zonjën ministre të kulturës Mirela Kumbaro në lidhje me atë që shkruajti për librin apo mardhëniet me të…Nuk e shoh shprehjen e saja as si një çështje të etikës në komunikim dhe as si një snobizëm të dukshëm…Unë kam qasjen time që fillon me disa pyetje…Çfarë është libri në shoqërinë shqiptare? A është ai një institucion i dijes dhe i kulturës dhe a trajtohet institucionalisht si i tillë? Le të hyjmë më thellë në analizën e gjendjes. Kultura e librit lidhet me kultin e dijes dhe me atë të diturisë, të vlerave shkencore, artistike dhe kulturore në tërësi. Libri lidhet me krijimin e një historografie shkencore, me studime të thella të identitetit tonë historik si edhe është albanologjia, me dijen fal kujtimeve dhe me librin filozofik sa abstrakt aq edhe atë të thjeshtëzuar për njeriun mesatar. Libri ka të bëjë me dijen e shkencave ekzakte dhe ato të komunikimit si dhe me programimet digjitale në atë që quhet sot “Web Society”…

Me pak fjalë libri tranzmeton dije, shkencë dhe kulturë…Njerëzit që lindin si të thuash me të, ushqehen prej tij, blatohen nga dija librore në të gjitha kohërat, bëjnë historinë e vërtetë të njerëzimit. Kulti dijes dhe dijetarëve ka rënë në atdheun e Shën Silvestrit dhe Shën Jeronimit, Pal Ëngjëllit, të De Radës dhe të Sami Frashërit zonja Ministre dhe ja pse? I I gjithë promovimi dhe punësimi në atdheun tonë udhëeuropian zonja ministre e kulturës është antilibër…Ju ftoj të shihni emrimet që bëhen në të gjitha nivelet që nga ministra, kryeministra, kryetar të gjykatave, prokuror, kryeprokuror dhe më poshtë zëvendësa sa të duash e si të duash…i gjen analfabet shkencor, gjysmëdritor kronik, njerëz që sa herë që i takon kurrë nuk të flasin për libra dhe diturinë që përcillet prej tyre. Unë kam bërë një prove, kam dhuruar librat e mij njerëzve që drejtojnë punët e shtetit…Shumë pak prej tyre kanë pasur mirësinë ti hapin dhe fare fare pak të lexojnë së paku nja 10 ose 20 faqe…Unë e kuptoj pasi i ritakoj që ata as e kanë marrë mundimin jo se kanë gjë me mua, jo se kanë preferenca të tjera me librat, por se ata/ato nuk kanë as edhe nje lloj ndjeshmërie ndaj librit dhe këtë e kam të provuar. Para ndoca vieteve në ngarkesën e një detyre shtetërore vizitova biblotekën e Kuvendit të Shqipërisë…e gjeta bosh ndërsa përgjegjësia që unë e njihja që nga vitet e fakultetit sepse kishte studjuar filozofi si edhe unë, më tha :”Shumë shumë lexojnë gazetat, librat as që bëhet fjalë, pa çka se ishin bërë goxha dhurata nga Bibloteka e Parlamentit Britanik. Libri nuk vjen te lexuesi me fushata ndjeshmërindejllëse zonja Ministre sepse libri nuk është vaksinimi por është vetë qënia me sistemet imunitare, ndaj duhen rregulluar disa gjëra thelbësore. Në shkolla dhe në tregun e punës duhen rikthyer kulti dijes dhe i dijetarëve dhe vlerat e meritokracia…

Duhen politika fiskale lehtësuese për librin për botuesit, për shtëpitë që i shtypin, për shpërndarësit, për përkthuesit dhe për ata që sjellin lëndën e parë materiale, si letër, bojë paisje etj. Duhen sjellur te lexuesi libri me vlera, ja psh zonja Ministre e Kulturës, a keni ju këllqe të përktheni veprën e plotë enciklopedike të Sami Frashërit dhe të na e sillni në shqip? Kur them ju, kam parasysh institucionin tuaj dhe jo ju personalisht si përkthyese, vlerë që unë e respektoj. Po korpusin e plotë të librave për Skënderbeun botuar në botë, kur do ta mbidhni dhe sillni në shqip? Po veprat albanologjike dhe të tezës pellazgjike(së fundi pash edhe disa botime të 2017-s që erdhën nga Bibloteka e Kongresit Amerikan) kur do t’i përktheni dhe t’ja afroni lexuesit? Po veprën e plotë të Edith Durhamit së paku vitin që vjenë që është dhe 75 vjetori i ndarjes së saj nga jeta a do ta botoni? Po veprën e Ferenc Nopces? Ndaj ju lutem, ato pak para që keni dhe që duhen shtuar pa dyshim, mbase do dini ti shpenzoni për librat dhe jo për fushatat propgagandistike.

Tek ne nuk lexohet zonja Ministre se libri nuk të bën as punonjës, as drejtues, e as deputet…E kundërta, pakultura, nepotizmi, rryshfeti, antarësimi në partitë politike, të shërbyerit deri në një zhbërje të personalitetit janë udha e fatit. Ja po ju bëj unë një kërkesë. Le të provojmë me punonjësit e ministrisë që ju drejtoni një provë të kulturës së librit. Në një tavolinë të vëmë 100 libra dhe unë ti pyes të zgjedhin tre ose pesë që kanë lexuar dhe të bisedojmë për materien e tyre dijësore. Le ta bëjmë këtë test edhe me deputetët e kuvendit dhe ta tranzmetojmë live në Tv dhe të shohim ku jemi me kulturën e librit me këta që drejtojnë kulturën dhe shtetin…

Do jetë një sprovë dhe provë shumë e bukur për të parë ku jemi si jemi dhe pse jemi në këtë gjëndje. Ndaj unë as u tundova nga ajo që ju perifrazonit në postimin tuaj dhe as nga komentet, sepse tragjedia e librit në tadheun tonë nuk është problem etike në komunikim. Tek ne libri është vrarë se është nëpërkëmbur dija, dituria, vlerat dhe kultura, si dhe janë promovuar padituria, injoranca e thellë dhe errësira…Kjo gjendje është produkti politikës në këta 28 vite ndaj nëse do ta përdoresh atë shprehje që ju përdoret, ajo i shkon vetëm atyre që e sollën gjendjen e kulturës dijes dhe librit në këtë derexhe…Jam gati të bashkëpunojmë për sa ju propozoj dhe ta kryej këtë detyrim si vullnetar…Edhe një fakt…Kujdesu edhe për shtëpinë e të tjerëve që janë dishepuj të librit dhe kulturës shqiptare ndër vite, sjelljet preferenciale janë politika të gabuara dhe antilibër…! Faleminderit nëse me lexon por edhe nëse nuk më lexon…!

Pkabo 7 nëntor 2018

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Askush s’e DINTE! Ky personazh i njohur në Shqipëri, ka publikuar romane nën një emër tjetër
'Do rri jashtë të pi një kafe...' Nuk u lejua të shikojë filmin ku luan vetë, flet Ndriçim Xhepa »
Article Logic
Execution time: 0.12784504890442
array(1) { ["section"]=> string(58) "keqkuptimi-me-librin-nuk-eshte-thjesht-nje-shprehje-140574" }