KËRCËNIME nga ISIS, drejtori i FBI: 5 mijë raste në hetim për TERRORIZËM në gjithë botën

Publikuar tek: bota, më 16:16 10-10-2018 KËRCËNIME nga ISIS, drejtori i FBI: 5 mijë raste në hetim për TERRORIZËM në gjithë botën Drejtori i FBI-së, Christopher Wray

Kërcënimet nga ISIS dhe grupe si Al-Kaeda vazhdojnë të rrisin rrezikshmërinë për sulme terroriste në të gjithë botët. 

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray teksa foli për Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Senatit ditën e mërkurë, tha se agjentët po kryejnë mijëra hetime terroriste anembanë botës.

"Tani për tani, ndërsa rri këtu, ne po hetojmë rreth 5,000 raste të terrorizmit në të gjithë Amerikën dhe në mbarë botën", tha Wray në deklaratën e tij.

Sakaq, shtoi se sulmet nga grupet si Al-Kaeda dhe ISIS sa vijnë dhe shtohen dhe kanë krijuar një tërësi sfidash të reja për hetimet.

Russell Travers, drejtoreshë e përgjithshme e Qendrës Kombëtare Kundërterrorizmit, tha gjithashtu në seancë, se "SHBA-ja ka pothuajse 20 degë të rrjeteve ISIS anembanë globit".

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është ‘NJERIU I KREMLINIT’, miliarderi greko-rus që po thith vëmendjen e spiunazhit të SHBA (Roli i Moskës në referendumin e Maqedonisë dhe shpagimi i amerikanëve për Tsipras)
Palma de Majorca, Ibiza, Formentera, ishujt e turistëve në “ALERT”, shirat e rrëmbyeshëm çojnë në 9 numrin e VIKTIMAVE »
Article Logic
Execution time: 0.019486904144287
array(1) { ["section"]=> string(93) "kercenime-nga-isis-drejtori-i-fbi-5-mije-raste-ne-hetim-per-terrorizem-ne-gjithe-boten-137321" }